web-woh-11-maj

Jo thjesht të durojmë

Dita 41 | Lexoni nga Romakëve 15:1-13; 2 e Korintasve 8:9

Edhe ne, që jemi të fortë, duhet ta mbajmë dobësitë e atyre që janë të dobët (Rom. 15:1)

Kur isha pastor, pyeta një herë një çift që po festonte 70 vjetorin e martesës, nëse kishin ndonjë këshillë për t’ia dhënë çifteve të reja. Gruaja më tha: “Pastor, ndonjëherë thjesht duhet ta durosh!”.

Në leximin e sotëm, Pali u bën thirrje të fortëve, pra, johebrenjve, që “të mbajnë” (ose të durojnë) dobësitë e atyre që janë të dobët, pra, njerëzit me prejardhje judease të cilët kishin disa praktika strikte me të cilat ruanin besimin e tyre (Rom. 15:1). Në mënyrë të vazhdueshme Pali argumentoi se nuk ishte ligji i Moisiut ai që e bën dikë të ketë një marrëdhënie të drejtë me Perëndinë, ama gjithashtu ai i nxiti të fortët që të ndërtojnë fqinjët e tyre (v. 2). Arsyeja për këtë është e dyfishtë: së pari, besimtarët e Jezusit duhet të ndjekin shembullin e Krishtit, i cili nuk i pëlqeu vetes së tij (v. 3, dhe shih 2 Kor. 8:9). Etika e besimtarit rrjedh nga personi dhe praktika e Jezu Krishtit. Së dyti, ajo që Pali dallon në Dhjatën e Vjetër është që premtimet shpëtuese të Perëndisë filluan me Izraelin dhe u shtrinë pastaj tek johebrenjtë dhe tek kombet (v. 8-9). Shkrimi është një model nga e kaluara që na tregon shpresë për të ardhmen. Neve duhet ta mirëpresim njëri-tjetrin brenda kishës, që është një trup i Krishtit, dhe jo thjesht “të durojmë” besimtarët e tjerë, praktikat e të cilëve mund të na duken strikte.

Mesazhi i Palit për unitet në kishën romake ishte i rrënjosur tek pranimi që u bëhej të dyja palëve nga Jezusi (v. 7). Si po e praktikojmë këtë me besimtarët e tjerë sot? — Kent Fry

Ndërsa luteni, i kërkoni Perëndisë të bëjë që të kemi një unitet më të madh të përqendruar te Krishti, ndërkohë që pranojmë njëri-tjetrin.

web-woh-8-maj

I dobëti dhe i forti

Dita 38 | Lexoni nga Romakëve 14:1-6 Pranojeni atë që është i dobët në besim. (v. 1) Perëndia ka diçka të re për të na thënë çdo herë që e lexojmë Biblën. ...

Tags: No tags