Dita 45 | Lexoni nga Efesianëve 3:14-21
…cila është gjerësia, gjatësia, lartësia dhe thellësia e dashurisë së Krishtit,… (v. 18)
Në udhëtimin tonë këto dy javët e fundit, kemi lexuar pasazhe që na tregojnë se sa shumë na do Perëndia. Folëm për ndryshimin mes idesë që të dish se je i dashur në mendje dhe ta besosh këtë të vërtetë në zemër. Mësuam se ne kemi një Perëndi që na sheh, që na kujton dhe na çmon. Jemi sfiduar që ta duam veten; që të dimë se dashuria e Perëndisë për ne është me bollëk dhe e përjetshme dhe që Perëndia gjithmonë na kërkon me dashuri kur jemi të humbur. Dashuria e Tij për ne është aq e madhe sa Ai dërgoi Birin e Tij, Atë që mund të na pastrojë nga mëkati dhe të na quajë miqtë e Tij. Ai u bë i bindur deri në atë pikë sa vdiq në kryq për ne. Sepse Ai dëshiron të ketë një marrëdhënie personale me ne, Ai troket në derën e zemrës tonë dhe na fton që të përjetojmë dashurinë e Tij.
Në pasazhin e sotëm, Pali shkruan një lutje për efesianët. I bashkohem atij në këtë lutje për ju. Lutem që ju të kuptoni sa e gjerë, e gjatë, e lartë dhe e thellë është dashuria e Krishtit dhe që ju ta njihni këtë dashuri që “tejkalon çdo njohuri, që të mbusheni me tërë plotësinë e Perëndisë.” (v.18-19).
Unë s’mund t’ju bind dot që Perëndia ju do. Vetëm Fryma e Shenjtë mund ta bëjë këtë. Por Ai është ai që “mund të bëjë jashtë mase më tepër nga sa kërkojmë ose mendojmë,” (v. 20). A do ta pranoni dashurinë e Tij sot? — Nancy Boote
Ndërsa luteni, kuptoni që ju jeni të dashur për Perëndinë.
#fjalëteshpresës #meditime #biblestudy #dita45
Gëzimi ynë i plotë
Dita 80 — Lexoni nga: Gjoni 16:16-24“…kërkoni dhe do të merrni, që gëzimi juaj të jetë i plotë.” (v. 24)Gati një e treta e ungjillit sipas Gjonit i përkushtohe ...
Kërcej nga gëzimi
Dita 79 — Lexoni nga: Luka 1:39-55“…fryma im ngazëllon në Perëndinë, Shpëtimtarin tim.” (v. 47)Marinë dhe Elizabetën i prisin vuajtje të mëdha përpara. Si grua ...
Nga vajtimi në kërcim
Dita 78 — Lexoni nga: Psalmi 30“…në mëngjes shpërthen një britmë gëzimi.” (v. 5)Adventi është një periudhë pritjeje. Pritja mund të jetë e vështirë, por edhe e ...
Gëzimi i Shpenguesit
Dita 77 — Lexoni nga: Sofonia 3:14-20“Ai do të mbushet me gëzim për ty…” (v. 17)Shumicën e jetës kam qenë i ndërgjegjshëm për aftësitë e mia muzikore dhe zërin ...
Identiteti: “Unë jam i yti”
Dita 16 — Lexoni nga: Isaia 43:1-7 “Mos ki frikë, sepse unë të kam çliruar, të kam thirrur me emër; ti më përket mua.“ (v. 1) Një miku im më tha se kur ish ...
Besoni në Zotin Jezus
Dita 50 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 16:25-40 “Aty nga mesnata Pali dhe Sila po luteshin dhe i këndonin himne Perëndisë; dhe të burgosurit i dëgjonin.” ...
Dikur i humbur, tani i gjetur
Dita 42 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 9:1-19 “Vëlla Saul, Zoti Jezus, që të është shfaqur në rrugën nëpër të cilën ti po vije, më ka dërguar që të kesh ...
Jezusi në Dhjatën e Vjetër
Dita 41 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 8:26-40 “Atëherë e mori fjalën Filipi dhe, duke filluar nga ky Shkrim, i shpalli Jezusin.” (v. 35) Udhëtari nga ...









