web-woh-79-dhjetor

Kërcej nga gëzimi

Dita 79 — Lexoni nga: Luka 1:39-55

“…fryma im ngazëllon në Perëndinë, Shpëtimtarin tim.” (v. 47)

Marinë dhe Elizabetën i prisin vuajtje të mëdha përpara. Si grua e moshuar, Elizabeta përballej me një shtatzani të rrezikshme dhe me lindje të vështirë. Si një adoleshente shtatzënë e pamartuar, Maria përballej me refuzim nga familja dhe turpi shoqëror. Të dyja gratë do t’i rrisnin fëmijët në territorin e pushtuar nga romakët. Fëmijët e tyre do të ishin figura publike të polarizuara dhe do të pësonin vdekje të dhunshme. Disa nga këto sfida ishin ende shumë larg, por disa ishin reale dhe të kohës kur dy gratë u takuan. Por sërish, takimi i tyre u karakterizua nga një gëzim aq i fuqishëm sa foshnja e Elizabetës kërceu në barkun e saj.

Gëzimi i Adventit është tashmë këtu, por edhe ende jo. Ne jetojmë në një botë që e ka parë tashmë Shpëtimtarin. Ai erdhi në botë duke bartur dhuratën më të madhe që mund të përfytyrojmë: “Perëndia me ne, mundësi për të qenë në praninë dhe fuqinë e Perëndisë tani dhe këtu.” Shpëtimtari i premtuar filloi veprën e madhe të Perëndisë për shpengimin e racës njerëzore dhe ripërtëritjen e krijimit. Me sytë e besimit, ne mundemi tashmë të shohim provat e bollshme të jetëve të shpenguara dhe krijimit të ripërtërirë.

Vepra e madhe e Perëndisë ende s’ka përfunduar. Ne, bashkë me pjesën tjetër të krijimit, jetojmë me dhimbje të përditshme, humbje, pikëllim dhe dëshirë të papërmbushur. Në çdo çast kemi vuajtjet që i njohim dhe vuajtjet që mund të vijnë. Por sërish, në çdo çast, ne kemi edhe aftësinë për të kërcyer nga gëzimi, ashtu si fëmija i palindur i Elizabetës. Si ai, ne tashmë e kemi gëzimin e pranisë së Shpëtimtarit me ne. Ai na siguron se, edhe pse vepra e Tij e mirë ende s’ka përfunduar, tashmë është në veprim. — Ben Van Arragon

Ndërsa luteni, kremtoni gjërat e mira që Shpëtimtari ka bërë tashmë.

web-woh-79-dhjetor

Kërcej nga gëzimi

Dita 79 — Lexoni nga: Luka 1:39-55“…fryma im ngazëllon në Perëndinë, Shpëtimtarin tim.” (v. 47)Marinë dhe Elizabetën i prisin vuajtje të mëdha përpara. Si grua ...

web-woh-78-dhjetor

Nga vajtimi në kërcim

Dita 78 — Lexoni nga: Psalmi 30“…në mëngjes shpërthen një britmë gëzimi.” (v. 5)Adventi është një periudhë pritjeje. Pritja mund të jetë e vështirë, por edhe e ...

web-woh-77-dhjetor

Gëzimi i Shpenguesit

Dita 77 — Lexoni nga: Sofonia 3:14-20“Ai do të mbushet me gëzim për ty…” (v. 17)Shumicën e jetës kam qenë i ndërgjegjshëm për aftësitë e mia muzikore dhe zërin ...

Tags: No tags