Meditime 4 Dhjetor (Lexoni nga Isaia 30:15-21)
Do të quhet Këshilltar… (v. 6)
Kur një plan që e kisha bërë prej kohësh u prish plotësisht së fundi, nuk dija ku të kërkoja ndihmë. Kush mund të më ndihmonte të vendosja ç‘të bëja më pas? Ndërsa emri këshilltar mund t’u referohet profesioneve moderne si ai i psikologëve dhe i avokatëve, në nivelin më bazik, një këshilltar është një person që jep këshilla. Të gjithë ne kalojmë periudha kur kemi nevojë për këshilla. Na duhet ndihma e dikujt tjetër që të dallojmë rrugën më të mirë për të vazhduar para.
Këshilla e Zotit për popullin e tij tek Isaia 30:15 ishte se shpëtimi vjen “duke u kthyer dhe duke pushuar… në qetësinë dhe në besim”. Por populli nuk ishte “i gatshëm” t’i pranonte këto dhurata. As këshilla e këshilltarit më të mirë nuk do të na ndihmojë nëse ne nuk pranojmë ta ndjekim. Përsëri, Perëndia nuk hoqi dorë nga populli i tij. Isaia përshkroi një të ardhme kur tha: “sytë e tu do të shohin mësuesit e tu” (v. 20). Në atë ditë ai premtoi: “veshët e tu do të dëgjojnë prapa teje një fjalë që do të thotë: “Kjo është rruga, ecni në të!” (v. 21). Edhe pse ajo kohë ishte në një të ardhme për Isaian, me ardhjen e Krishtit dhe dhuratën e Frymës së Shenjtë, ne mund të jetojmë tani në atë premtim. Këshilltari ka ardhur.
Ç’situatë po ju shqetëson në jetën tuaj? Jezusi është shumë më tepër se thjesht një foshnjë në një grazhd. Ai është Këshilltari – Ai që do ta vërë një fjalë në veshët tanë, duke na ndihmuar që ta dimë si të ecim në rrugën e duhur. Ne thjesht duhet t’ia kërkojmë – dhe pastaj të ndjekim udhëzimin që sjell Fjala e Tij. – Sarah Sanderson
Ndërsa luteni, kërkojini Perëndisë këshillat që mund t’ju nevojiten për diçka që po ju trazon!
#Krishtlindje #Christmas #fjalëteshpresës #meditime #app #ios #android
Gëzimi i Tij
Dita 81 — Lexoni nga: Hebrenjve 12:1-11“…për gëzimin që ishte përpara tij, duroi kryqin…” (v. 2)Kur isha i vogël, dy ditët e mia të preferuara të vitit ishin d ...
Gëzimi ynë i plotë
Dita 80 — Lexoni nga: Gjoni 16:16-24“…kërkoni dhe do të merrni, që gëzimi juaj të jetë i plotë.” (v. 24)Gati një e treta e ungjillit sipas Gjonit i përkushtohe ...
Kërcej nga gëzimi
Dita 79 — Lexoni nga: Luka 1:39-55“…fryma im ngazëllon në Perëndinë, Shpëtimtarin tim.” (v. 47)Marinë dhe Elizabetën i prisin vuajtje të mëdha përpara. Si grua ...
Nga vajtimi në kërcim
Dita 78 — Lexoni nga: Psalmi 30“…në mëngjes shpërthen një britmë gëzimi.” (v. 5)Adventi është një periudhë pritjeje. Pritja mund të jetë e vështirë, por edhe e ...
Gëzimi i Shpenguesit
Dita 77 — Lexoni nga: Sofonia 3:14-20“Ai do të mbushet me gëzim për ty…” (v. 17)Shumicën e jetës kam qenë i ndërgjegjshëm për aftësitë e mia muzikore dhe zërin ...
Identiteti: “Unë jam i yti”
Dita 16 — Lexoni nga: Isaia 43:1-7 “Mos ki frikë, sepse unë të kam çliruar, të kam thirrur me emër; ti më përket mua.“ (v. 1) Një miku im më tha se kur ish ...
Besoni në Zotin Jezus
Dita 50 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 16:25-40 “Aty nga mesnata Pali dhe Sila po luteshin dhe i këndonin himne Perëndisë; dhe të burgosurit i dëgjonin.” ...
Dikur i humbur, tani i gjetur
Dita 42 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 9:1-19 “Vëlla Saul, Zoti Jezus, që të është shfaqur në rrugën nëpër të cilën ti po vije, më ka dërguar që të kesh ...









