web-dita-13-woha

Kini një program të Mbretërisë

Loading poll …

Dita 13 | Lexoni nga Marku 1:14-15

“…mbretëria e Perëndisë është afër. Pendohuni dhe besoni ungjillin”. (v. 15)

Autori Reffie McNeal e përkufizon kështu Mbretërinë e Perëndisë: “Jeta siç e ka qëllim Perëndia.” Për fat të keq, pas rebelimit të Satanit dhe rënies në mëkat të njeriut, shpesh jeta s’është siç duhet të jetë. Mëkati e njollosi këtë botë dhe mbretëria e errësirës kërkon ta shkatërrojë jetën. Si rezultat, ka konflikte, tundim, varësi, dhunë, marrëdhënie të prishura, egoizëm, abuzim, padrejtësi, racizëm dhe vdekje.

Fatmirësisht, Jezusi erdhi për ta rikthyer Mbretërinë. Ai na ofron një mundësi për të përjetuar një jetë me bollëk (Gjoni 10:10) kur ne pendohemi dhe besojmë në Krishtin. Ungjilli është lajmi i mirë i Jezusit, që siguron shpëtim vetëm nëpërmjet Tij (Gjoni 14:6). Të qenit njeri i Mbretërisë fillon kur bëhesh krijesë e re në Krishtin. Gjoni 3:3 thotë: ”Në të vërtetë, në të vërtete po të them që nëse një nuk ka rilindur, nuk mund ta shohë mbretërinë e Perëndisë”.

Jezusi na mësoi që “para së gjithash kërkoni mbretërinë e Perëndisë dhe drejtësinë e tij.” (Mat 6:33). Ai gjithashtu na mësoi të lutemi: “Ardhtë mbretëria jote. U bëftë vullneti yt në tokë si në qiell.” (Mat 6:10). Mbretëria është më e madhe se Kisha. Çdo kishë lokale dhe çdo i krishterë duhet të përfshihet në punën e Mbretërisë. Njerëzit me një program për Mbretërinë kërkojnë të jetojnë për Jezusin çdo çast të çdo dite, si në punë, në shkollë, në komunitet, në shtëpi, në lagje. Jezusi kishte një program të Mbretërisë. Po ju? — Steve Petroelje

Ndërsa luteni, kërkojini Perëndisë t’ju ndihmojë të ruani një këndvështrim të Mbretërisë dhe të jetoni për Të dhe jo për veten tuaj.

#fjalëteshpresës #meditime #newyear2025 #dita13

web-dita-42-woha-42

Një vakt në Emaus

Dita 42 | Lexoni nga Luka 24:13-27 “Ai u shpjegoi atyre në të gjitha Shkrimet gjërat që i takonin atij.” (v. 27) Pas ringjalljes së Tij, Jezusi u takua ...

web-dita-41-woha-41

Darka e Zotit

Dita 41 | Lexoni nga: Luka 22:14-23 “...bëni këtë në përkujtimin tim.'' (v. 19) Ka disa pasazhe që janë kaq të njohura sa duket sikur nuk i lexojmë më m ...

web-dita-39-woha-39

Darkë me miqtë

Dita 39 | Lexoni nga Gjoni 12:1-11 “Jezusi, pra, tha: ''Lëre! Ajo e ka ruajtur për ditën e varrimit tim.” (v. 7) Darka me miqtë zakonisht është një kohë ...

Tags: No tags