Dita 33 | Lexoni nga Ezekieli 28:11-19
Ti ishe i përsosur në rrugët e tua qysh nga dita që u krijove, deri sa nuk u zbulua te ti çoroditja. (v. 15)
Kur jetojmë në bollëk, ndonjëherë bëhemi arrogantë dhe biem në mëkat. Kjo ishte historia e Tiros, një qytet-shtet i pasur. Ezekieli 28 hapet me pranimin e arritjeve të Tiros në zhvillimin e territorit të saj. “Ja, ti je më i urtë se Danieli, asnjë sekret nuk mbetet i fshehur për ty; me diturinë tënde dhe zgjuarësinë tënde ke grumbulluar pasuri dhe ke mbledhur ar dhe argjend në thesaret e tua; me diturinë tënde të madhe, me tregtinë tënde ke rritur pasuritë e tua” (v. 3-5). Fatkeqësisht, kjo njohje përfundon me deklaratën: “dhe zemra jote u bë krenare për shkak të pasurive të tua.”
Është pikërisht kjo krenari e Tiros të cilën Ezekieli dënon. Nuk është pasuria e Tiros ajo që vihet në diskutim, por mëkati i saj. “Nga shkaku i bollëkut të tregtisë sate, u mbushe me dhunë dhe mëkatove” (v. 16). “Në morinë e paudhësive të tua, me ligësinë e tregtisë sate ke përdhosur shenjtëroret e tua” (v. 18). Prandaj Perëndia e ndëshkoi Tiron.
Bollëku i pasurisë nuk do të thotë domosdoshmërisht bekimi i Perëndisë. Në fakt, mund të jetë shenja e parë e zemërimit të Perëndisë. Perëndia nuk është kundër pasurisë, por Perëndia kurrë nuk e pëlqen mëkatin, përfshirë mashtrimin për pasurim vetjak dhe krenarinë. Shumë njerëz janë vërtet të pasur, por nuk gëzojnë lumturi. Ndërsa ndiqni Perëndinë, mbani mend se ndjekja e rrugës së Perëndisë nuk është mjet për pasuri. Në vend të pasurisë ose suksesit, Jezusi premton jetë (Gjoni 10:10). — Paulus Sugeng Widjaja
Ndërsa luteni, kërkojini Perëndisë t’ju mbajë larg krenarisë dhe dëshirës për të pasuruar veten.
Dhënia e Provës
Dita 36 | Lexoni nga 1 Pjetrit 3:8-18Jini gjithnjë gati për t’u përgjigjur në mbrojtjen tuaj kujtdo që ju kërkon shpjegime për shpresën që është në ju. (v. 15) ...
Kurrë mos u dorëzoni
Dita 35 | Lexoni nga Veprat 14:1-7Dhe atje vazhduan të ungjillëzonin. (v. 7)Jeta e krishterë jo gjithmonë pranohet nga të gjithë. Ka raste kur, si të krishterë ...
Vështirësitë Ndërtojnë Qëndrueshmëri
Dita 34 | Lexoni nga Psalmi 69:1-5, 30-36 Njerëzit e përulur do të shohin dhe do të gëzohen; dhe për ju që kërkoni Perëndinë, u përtëriftë zemra juaj. (v. 32 ...
Kur Godet Stuhia
Dita 32 | Lexoni nga Mateu 8:23-27Pasi u ngrit, qortoi erërat dhe detin, dhe u bë bunacë e madhe. (v. 26)Jeta nuk është si të shkosh në restorant ku mund të zg ...
Pa Justifikime
Dita 30 | Lexoni nga Eksodi 4:10-17Të lutem dërgo dikë tjetër. (v.13)Po të kisha parë një ferrishte që digjet, të kisha marrë premtime mahnitëse, dhe të kisha ...
Pritshmëritë e Perëndisë
Dita 28 | Lexoni nga Eksodi 4:1-2Ç’është ajo që ke në dorë? (v.2)Moisiu i bën pyetje Perëndisë: “Kush jam unë?” dhe “Kush je ti?” Perëndia përgjigjet me një vi ...
Çfarë Duhet të Bëj?
Dita 27 | Lexoni nga Eksodi 3:16-22Shko… (v.16)Krishterimi në thelb është një fe e “dërgimit”. Abrahami dhe familja e tij nisen, duke lënë familjen dhe shtëpin ...









