web-woh-5-prill

Krijimi i ri ka ardhur!

Dita 5 | Lexoni nga 2 e Korintasve 5:16-21

Por të gjitha janë nga Perëndia që na pajtoi me veten e tij përmes Jezu Krishtit dhe na dha shërbimin e pajtimit. (v. 18)

Sot ne festojmë! Siç e kemi përmendur, kryqi është qartësisht thelbi kryesor i historisë së krishterë. Ama, kryqi në vetvete nuk është lajm i mirë. Nëse historia mbyllet me kryqëzimin e Jezusit, atëherë përfundimi është tragjedi. Jezusi është nxjerrë zbuluar si thjesht një tjetër mesia i rremë.

Mirëpo përkundrazi, historia mbyllet me zbulimin befasues të varrit bosh. Te kryqi dhe në varrin bosh (këto shkojnë gjithnjë bashkë), krijimi i ri i Perëndisë ka ardhur, dhe ky është lajmi i mirë që ne kremtojmë sot. Perëndia po pajton gjithçka që është e thyer dhe e prishur në këtë botë. Shlyerja e mëkateve ka të bëjë, në thelb të vet, me të qenit një. Gjithçka që ishte bërë copë tani po shërohet dhe po bëhet përsëri një (e plotë) në Krishtin.

Së pari, Perëndia po na pajton me veten e tij përmes besimit te Jezusi. “Sepse atë, që nuk njihte mëkat, [Perëndia] e bëri mëkat për ne, që ne të bëhemi drejtësia e Perëndisë në të” (v. 21). Së dyti, ne jemi pajtuar me njëri-tjetrin dhe me gjithë krijimin. E fuqizuar me anë të Frymës, Kisha tani është instrumenti parësor i shërimit dhe pajtimit të Perëndisë për hir të botës. Pali thotë se ne jemi “ambasadorë të Krishtit” (v. 20), të thirrur dhe të dërguar për të ndërtuar ura, për të shembur mure dhe për të bërë paqe.

Ndërkohë që festoni ringjalljen e Jezusit sot, çfarë është diçka në jetën tuaj që ka nevojë për shërim dhe pajtim? Diçka që ka nevojë për falje, arnim apo ndreqje? Në fuqinë e Jezusit të kryqëzuar dhe të ringjallur, a do ta merrni ju hapin e parë? — Brian Keepers

Ndërsa luteni, falënderoni Perëndinë për varrin bosh dhe për premtimin e restaurimit.

web-woh-90-mars

Pashka e Re

Dita 90 | Lexoni nga Eksodi 12:21-28 Moisiu, pra, thirri gjithë pleqtë e Izraelit dhe u tha atyre: “Shkoni dhe merrni qengja për ju …, dhe flijoni Pashkët.” ...

Tags: No tags