Dita 44 | Lexoni nga Romakëve 15:30-33; 16:25-27
Edhe Perëndia i paqes qoftë me ju të gjithë. Amen. (15:33)
Disa nga çastet e mia më të fuqishme në komunitetin e krishterë kanë qenë kur kam përjetuar “Perëndinë e paqes” ndërkohë që lutesha me vëllezër e motra në Krishtin në gjuhë të ndryshme.
Deri tani, kemi përfytyruar Febën, mbartësen e letrës së Palit, teksa e lexon në mënyrë dramatike letrën drejtuar kishave shtëpi në Romë (Dita 33, 40). Ndërkohë që ajo iu afrua fundit të kësaj pjese të letrës, do të doja të imagjinoja sikur ajo u kthye dhe i vështroi ngultas anëtarët e kishave shtëpi të judenjve dhe të grekëve dhe i ftoi që të luten. Lutjet e kësaj kishe të larmishme do të kenë qenë në gjuhë të ndryshme, mirëpo “Perëndia i paqes” i bashkoi ata së bashku. Dhe mund të imagjinohet që përgjigja njëzëri ishte “Amen”.
Përgjatë librit të Romakëve ekzistojnë doksologji dhe ftesa për t’u lutur (shih 11:33-36; 15:13; 16:20, 25-27). Pasi Pali përgjërohet për unitet mes të dobëtit dhe të fortit (judeut dhe johebreut) në kapitujt 14-15, ai tani i kërkon kishave shtëpi në Romë që të luten që ai “të shpëtoj[ë] nga jobesimtarët në Jude”, dhe që “shërbesa [e tij] për Jerusalemin, të jetë e pranueshme për shenjtorët” (15:31). Veç kësaj, Pali i ftoi kishat shtëpi që të luteshin që ai të vinte në Romë, me qëllim që të gjithë të preheshin në shoqërinë e njëri-tjetrit (v. 32). Në mesin e një perandorie të dhunshme, Pali jo vetëm që u bëri thirrje të silleshin sipas mënyrës paqësore, por gjithashtu edhe që të luteshin për paqen.
Ende sot ne jemi të thirrur të lutemi për paqen në gjuhën tonë dhe në kishat tona! A mund të thotë dikush “Amen”? — Kent Fry
Ndërsa luteni, i kërkoni Perëndisë t’ju tregojë mënyrat se si të bëni paqe në një botë të përçarë.
Të shkojmë me turmën
Dita 50 | Lexoni nga Romakëve 13:8-14; Luka 10:25-37 Mos i kini asnjë detyrim askujt, përveçse ta doni njëri-tjetrin. (Rom. 13:8) Shumica e përkthimeve të ...
Taksat si bekim frymëror
Dita 49 | Lexoni nga Romakëve 13:1-7; Galatasve 1:13-14 Sepse prandaj paguani edhe tatimet. (Rom. 13:6) Unë kam një koleg që thotë se 15 prilli (afati i fu ...
Aq sa varet prej jush
Dita 48 | Lexoni nga Romakëve 12:14-21; Mateu 5:38-42 Po të jetë e mundur, dhe aq sa varet prej jush, jetoni në paqe me të gjithë njerëzit. (Rom. 12:18) Ku ...
Mos bëni numra
Dita 47 | Lexoni nga Romakëve 12:9-13; 1 e Pjetrit 1:22 Dashuria le të mos jetë me hipokrizi; urreni të keqen dhe ngjituni pas së mirës. (Rom. 12:9) Vetëm ...
Kura për “supermen”-in
Dita 46 | Lexoni nga Romakëve 12:3-8; Mateu 5:5 ... të mos mendojë më lart sesa duhet të mendojë. (Rom. 12:3) Kur isha i vogël, superheroi më i rëndësishëm ...
Kthehuni tani tek lutja
Dita 44 | Lexoni nga Romakëve 15:30-33; 16:25-27 Edhe Perëndia i paqes qoftë me ju të gjithë. Amen. (15:33) Disa nga çastet e mia më të fuqishme në komunit ...
Një ofrim simbolik dhe i vërtetë
Dita 43 | Lexoni nga Romakëve 15:25-29; Veprat e Apostujve 19:21-22 Në qoftë se kombet u bënë pjesëtarë me ta në të mirat frymërore, kanë detyrë t'u shërbejn ...









