web-woh-22-maj

Ku po shkojmë

Dita 52 | Lexoni nga Romakëve 9:1-5; Zanafilla 12:1-2

Të tyrët janë edhe etërit, prej të cilëve rrjedh sipas mishit Krishti. (Rom. 9:5)

Në një rast i thashë një tenisti profesionist që kur t’i vinte telat raketës së gruas sime, t’ia tendoste në maksimum. Ai më pyeti: “Në ç’nivel luan ajo? A i pëlqen të ketë pushtet apo kontroll?”. Pastaj, më rekomandoi një nivel më modest të tendosjes së telave. Ishte e qartë që loja e tenisit ishte më e ngatërruar nga ç’e mendoja unë. E njëjta gjë ndodh edhe kur lexojmë Romakëve: na duhet konteksti që ta vëmë atë në zbatim në jetën tonë. Duke e lexuar këtë letër nga fundi na përgatit për kapitujt 9-11, të cilët shpesh neglizhohen. Leximi “mbrapsht” i librit të Romakëve na kujton kontekstin në të cilin Pali dëshironte paqe dhe unitet ndër besimtarët e larmishëm të Jezusit në mesin e pushtetit të perandorisë romake.

Si njerëzit e lashtë, ashtu edhe bashkëkohorët, jetojnë me anë të historive. Njerëzit me prejardhje judease kishin nevojë ta lidhnin Dhjatën e Vjetër me përmbushjen e tij tek Jezusi, Mesia. Ndërsa të konvertuarit johebrenj të Palit kishin nevojë për një mësim të freskët të historisë së Izraelit, e cila e arrinte kulmin te Jezu Krishti. Romakëve 9-11 na tregon historinë e përzgjedhjes plot hir të popullit të Izraelit, e cila e arrin kulmin te komuniteti i ri i Perëndisë, pra, kishat shtëpi të Romës së shekullit të parë dhe dishepujt e Jezusit sot.

Në leximin e sotëm, Pali u kthehet njerëzve “të dobët”, pra, besimtarëve judenj, dhe u konfirmon se plani i tij për paqe ndër ndjekësit e Jezusit filloi me privilegjin e përzgjedhjes së Izraelit nga ana e Perëndisë. Edhe ne, gjithashtu, jemi bekuar nga ana e Perëndisë (zgjedhur) në mënyrë që të mund të jemi një bekim për të tjerët. — Kent Fry

Ndërsa luteni, falënderoni për hirin përzgjedhës të Perëndisë. Lutuni që kisha juaj të jetë një bekim për të tjerët.

web-woh-27-maj

Pranim dhe refuzim

Dita 57 | Lexoni nga Romakëve 10:14-21; Luka 15:25-32 Por jo të gjithë iu bindën ungjillit. (Rom. 10:16) Vajza ime kishte në plan të shërbente si një mësue ...

web-woh-26-maj

Pengim largpamës

Dita 56 | Lexoni nga Romakëve 9:30-10:13; Ligji i Përtërirë 30:11-14 Fjala është afër teje, në gojën tënde dhe në zemrën tënde. (Rom. 10:8) Herën e parë që ...

web-woh-22-maj

Ku po shkojmë

Dita 52 | Lexoni nga Romakëve 9:1-5; Zanafilla 12:1-2 Të tyrët janë edhe etërit, prej të cilëve rrjedh sipas mishit Krishti. (Rom. 9:5) Në një rast i thash ...

Tags: No tags