web-woh-31-janar

Kur Godet Stuhia

Dita 32 | Lexoni nga Mateu 8:23-27

Pasi u ngrit, qortoi erërat dhe detin, dhe u bë bunacë e madhe. (v. 26)

Jeta nuk është si të shkosh në restorant ku mund të zgjedhësh çfarë të duash — vetëm gjëra të mira, ju lutem! Përkundrazi, të gjithë do të përjetojmë gjëra në jetë që na bëjnë të qeshim, por edhe gjëra që na bëjnë të qajmë. Ndonjëherë madje na duket sikur një stuhi po e godet varkën e jetës sonë.
Dishepujt u frikësuan kur varka e tyre u godit nga stuhia, prandaj e zgjuan Jezusin. Jezusi e urdhëroi stuhinë të ndalojë, por Jezusi gjithashtu i qortoi dishepujt e tij pse u frikësuan aq shpejt kur goditi stuhia. Dishepujt kishin harruar një mësim; më në fillim të këtij kapitulli (v. 5-10), Jezusi kishte lavdëruar një centurion romak sepse besonte se, po të donte Jezusi, ai mund të jepte thjesht një urdhër dhe të gjithë ata që ai urdhëronte do t’i bindeshin.

Ka dy gjëra që mund të na pengojnë të përjetojmë fuqinë e Perëndisë në veprim kur vjen problemi. E para është kur ne vetë e shkaktojmë problemin. Kur mashtrojmë në biznes, jemi të pabesë ndaj bashkëshortit tonë, përdorim dhunë etj., ne vetë në thelb kemi hapur një vrimë në varkën tonë. Në një situatë të tillë, është e papërshtatshme të kërkojmë nga Jezusi thjesht të na nxjerrë nga problemi; hapi i parë kur ne kemi shkaktuar telashin është të pendohemi dhe të rrëfejmë mëkatin tonë përpara se të klithim për mëshirën e Jezusit që të qetësojë stuhinë. Së dyti, duhet të kujtojmë se historia jonë fillon me fjalinë: “Dhe kur ai hyri në varkë” (v. 23). A e keni ftuar Jezusin në varkën tuaj? — Paulus Sugeng Widjaja

Ndërsa luteni, kërkojini Perëndisë të jetë i pranishëm në jetën tuaj dhe t’ju mësojë të jetoni sipas vullnetit të tij.

web-woh-36-shkurt

Dhënia e Provës

Dita 36 | Lexoni nga 1 Pjetrit 3:8-18Jini gjithnjë gati për t’u përgjigjur në mbrojtjen tuaj kujtdo që ju kërkon shpjegime për shpresën që është në ju. (v. 15) ...

web-woh-33-shkurt

Krenaria

Dita 33 | Lexoni nga Ezekieli 28:11-19Ti ishe i përsosur në rrugët e tua qysh nga dita që u krijove, deri sa nuk u zbulua te ti çoroditja. (v. 15)Kur jetojmë n ...

web-woh-31-janar

Kur Godet Stuhia

Dita 32 | Lexoni nga Mateu 8:23-27Pasi u ngrit, qortoi erërat dhe detin, dhe u bë bunacë e madhe. (v. 26)Jeta nuk është si të shkosh në restorant ku mund të zg ...

web-woh-30-janar

Pa Justifikime

Dita 30 | Lexoni nga Eksodi 4:10-17Të lutem dërgo dikë tjetër. (v.13)Po të kisha parë një ferrishte që digjet, të kisha marrë premtime mahnitëse, dhe të kisha ...

web-woh-27-janar

Çfarë Duhet të Bëj?

Dita 27 | Lexoni nga Eksodi 3:16-22Shko… (v.16)Krishterimi në thelb është një fe e “dërgimit”. Abrahami dhe familja e tij nisen, duke lënë familjen dhe shtëpin ...

Tags: No tags