Dita 34 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 2:1-13
“Dhe befas nga qielli erdhi një ushtimë, si ajo e një ere që fryn furishëm,…” (v. 2)
Ju ftoj që të vini me mua në Jerusalem për kremtimin e ditës së Rëshajave, festivali i lashtë jude që kremton dhënien e Ligjit dhe mbledhjen e të korrave të drithit. Nuk ka gjë më festive dhe nëpër rrugët e Jeruzalemit dhe tempull nuk do të gjeni kurrë më aq shumë njerëz. Flavio Josefi, një historian i njohur jude, thotë se gjatë kësaj ngjarje të përvitshme në qytetin e shenjtë kishte më shumë se një milion njerëz. Veprat e Apostujve 2 na tregon se aty kishte njerëz nga çdo komb nën qiell. Kjo nuk ishte si një festë me fqinjët, por ishte si sheshi “Times Square’ në qytetin e Nju Jorkut gjatë vigjiljes së Vitit të Ri.
Pikërisht në këtë çast, në shtëpinë ku ishin mbledhur dishepujt dhe po prisnin, një erë filloi të fryjë fuqishëm dhe gjuhë si prej zjarri u shfaqën dhe zunë vend mbi secilin prej tyre pa dallim. Të gjithë filluan të flisnin në gjuhë të tjera, që njerëzit përreth të dëgjonin Lajmin e mirë të Jezusit në gjuhën e vet. Kjo është ADN-ja e Kishës, është ADN-ja e çdo të krishteri. Ne nuk jemi një klub social me qëllimin për t’u kënaqur me njëri-tjetrin, por jemi një trup mbarëbotëror, qëllimi i vetëm i të cilit është që të dëshmojë për veprat, vdekjen dhe ringjalljen e Jezus Krishtit, derisa të gjithë të dëgjojnë që Jezusi është Zot.
Duke cituar Emil Brunner-in, Lesslie Newbigin, teologu dhe misionari i madh, ka thënë: “Kisha ekziston duke patur një mision, ashtu si zjarri ekziston për shkak të djegies.” Ai e mori këtë ide pikërisht nga ky pasazh dhe ne jemi thirrur të bëjmë të njëjtën gjë. — Tim Brown
Teksa luteni, kërkojini Perëndisë që të dërgojë Frymën e Shenjtë në ne!
#ZemraEPredikimit #TrupiIKrishtit #LajmiIMirë #MisioniKristian #FestaEPentekostit #Jeruzalemi #KishaNëVeprim #TimBrown #FjalëteShpresës #Meditime
Identiteti: “Unë jam i yti”
Dita 16 — Lexoni nga: Isaia 43:1-7 “Mos ki frikë, sepse unë të kam çliruar, të kam thirrur me emër; ti më përket mua.“ (v. 1) Një miku im më tha se kur ish ...
Besoni në Zotin Jezus
Dita 50 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 16:25-40 “Aty nga mesnata Pali dhe Sila po luteshin dhe i këndonin himne Perëndisë; dhe të burgosurit i dëgjonin.” ...
Dikur i humbur, tani i gjetur
Dita 42 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 9:1-19 “Vëlla Saul, Zoti Jezus, që të është shfaqur në rrugën nëpër të cilën ti po vije, më ka dërguar që të kesh ...
Jezusi në Dhjatën e Vjetër
Dita 41 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 8:26-40 “Atëherë e mori fjalën Filipi dhe, duke filluar nga ky Shkrim, i shpalli Jezusin.” (v. 35) Udhëtari nga ...
Stefani: të themi të vërtetën
Dita 40 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 7 “O qafëfortë dhe me zemër e veshë të parrethprerë, ju gjithnjë e kundërshtoni Frymën e Shenjtë; ashtu siç bënin ...
Stefani: Fytyra e një engjëlli
Dita 39 | Lexoni nga Veprat e Apostujve: 6:8-15 “...fytyra e tij ishte si fytyra e një engjëlli.” (v. 15) Mes personazheve më të rëndësishëm në Kishën e ...
Sinqeriteti përpara Perëndisë
Dita 38 | Lexoni nga Veprat e Apostujve 5:1-16 “Dhe shumë shenja dhe mrekulli bëheshin në mes të popullit nëpërmjet duarve të apostujve.” (v. 12) Pasazh ...
Fuqia e Emrit të Tij
Dita 36 | Lexoni nga Veprat e Apostujve: 3:11-26 “Dhe me anë të besimit në emrin e tij, këtë njeriun, që shihni dhe njihni, e forcoi emri i Jezusit;” (v. ...









