web-woh-14-prill

Kur u bëhet thirrje bishave

Dita 14 | Lexoni nga Isaia 56:9-12

O ju mbarë, kafshë të fushave, ejani të hani; ejani, ju mbarë kafshë të pyllit! (v. 9)

Ndonjëherë, duket sikur jemi të rrethuar nga bishat; fatkeqësi, të natyrshme dhe të bëra nga dora e njeriut, që na kërcënojnë. Pjetri madje e paralajmëroi kishën e hershme, duke thënë: “Jini të kthjellët, vigjiloni; sepse kundërshtari juaj, djalli, sillet rreth e qark si një luan vrumbullues, duke kërkuar cilin mund të përpijë” (1 Pje. 5:8). Megjithatë, leximi ynë për sot na sugjeron një paralajmërim të fortë: ka raste kur bishave u bëhet thirrje për t’u mbledhur nga vetë Perëndia.

Isaia i paralajmëroi njerëzit se krerët e Izraelit ishin si rojtarë të verbër, të cilëve u mungonte njohuria (Isa. 56:10). Ashtu si qentë e uritur, ata kërkonin vetëm përfitimin personal (v. 11). Udhëheqësia për ta ishte një mjet për t’u pasuruar, jo për t’i shërbyer popullit. Në vargun 12 udhëheqësit e Izraelit akuzohen se janë të pangopur: “‘Ejani’, thonë, ‘do të marr verë'”. Atyre u mungonte vizioni përtej asaj që u shërbente momentalisht. Mbërritja e bishave të fatkeqësisë nxjerr në pah dobësinë e këtyre udhëheqësve dhe të popullit që i ndoqi ata me mendjelehtësi.

A është kjo e vërtetë në kishat tona dhe në shoqërinë tonë sot? Ne e shohim në vendin tonë që ata që janë në krye e kanë pushtetin për shkak se shumica e popullit ose rri në heshtje ose bie dakord me ta. Por kur të vijë fatkeqësia, do të na duhet t’i bëjmë vetes këtë pyetje: A kemi qenë duke ndjekur udhën e Jezusit? Jezusi tregoi një shëmbëlltyrë që tregonte se si dëshironte ai që ne të jetonim: të mos fokusoheshim tek kënaqësitë e çastit, por të punonim me besnikëri për mbretërinë që po vjen (shih Lk. 12:16-21). — Drejtuesi i shërbesës në Azinë Jugore

Ndërsa luteni, i kërkoni Perëndisë t’ju mbajë zgjuar, të fokusuar tek ai.

web1-woh-21-prill

Epifania e Asafit

Dita 21 | Lexoni nga Psalmi 73:15-28 Derisa hyra në shenjtëroren e Perëndisë dhe mora parasysh fundin e tyre. (v. 17) Kur isha një nënë e re isha e përhapu ...

Tags: No tags