web-woh-16-maj

Kura për “supermen”-in

Dita 46 | Lexoni nga Romakëve 12:3-8; Mateu 5:5

… të mos mendojë më lart sesa duhet të mendojë. (Rom. 12:3)

Kur isha i vogël, superheroi më i rëndësishëm në ato kohë ishte “Supermen”-i, i cili identifikohej nga shkronja e madh “S” që mbante mbi kraharor. Ai ishte një forcë e dhënë pas së mirës, mirëpo shpeshherë vepronte i vetëm. Ekziston një rrezik i madh frymëror kur ne veshim një “S” metaforike mbi kraharorin tonë.

Në vargun 3 Pali përdor foljen greke “hiperfroneo”, e cila do të thotë “të mendosh më lart për vetveten”. Ose një mënyrë tjetër për ta menduar është të sillesh si një “Supermen” frymëror. Duke e lexuar librin e Romakëve nga fundi, kuptojmë që Pali po mendonte për ata që besonin tek Jezusi, të cilët ishin johebrenj, që ishin të afërt me pushtetin romak dhe pretendonin të kishin privilegje të veçanta, e megjithatë përbuznin vëllezërit dhe motrat e tyre që ishin besimtarë judenj. Ose ndoshta Pali po identifikonte gjithashtu besimtarët judenj, të cilët kërkonin një farë statusi për shkak se kishin trashëgiminë e Izraelit, dhe i shikonin me përçmim vëllezërit dhe motrat e tyre që ishin besimtarë johebrenj.

Zgjidhja për arrogancën shpirtërore është gjykimi i kthjellët: çdo anëtar i kishës duhet të bëjë një vlerësim të kujdesshëm për dhuntinë shpirtërore që ka dhe ta afrojë atë për unitetin e komunitetit të krishterë. Ashtu siç ka nevojë trupi ynë fizik për gjymtyrët e ndryshëm, po kështu edhe besimtarët kanë nevojë për njëri-tjetrin. Dhuntitë shpirtërore kanë të bëjnë disi me temperamentin e natyrshëm, por gjithashtu kanë të bëjnë me hirin (v. 6). Hiri i Perëndisë i shton aftësitë tona të natyrshme dhe ndonjëherë nxjerr në sipërfaqe një dhunti, të cilën nuk e kishim kuptuar kurrë që ishte aty.

Cilën dhunti shpirtërore mund të ofroni sot për t’i sjellë jetë dhe unitet komunitetit të krishterë? — Kent Fry

Ndërsa luteni, i kërkoni Perëndisë t’ju udhëheqë për të parë se çfarë mund t’u ofroni të tjerëve.

web-woh-17-maj

Mos bëni numra

Dita 47 | Lexoni nga Romakëve 12:9-13; 1 e Pjetrit 1:22 Dashuria le të mos jetë me hipokrizi; urreni të keqen dhe ngjituni pas së mirës. (Rom. 12:9) Vetëm ...

web-woh-15-maj

Kush?

Dita 45 | Lexoni nga Romakëve 12:1-2; 1 e Pjetrit 1:13-16 Transformohuni me anë të ripërtëritjes së mendjes suaj. (Rom. 12:2) Shpesh gjuha japoneze flitet ...

Tags: No tags