Dita 80 | Lexoni nga Psalmi 8
Kur mendoj qiejt e tu,… çfarë është njeriu, që ta mbash mend, dhe biri i njeriut, që ta vizitosh? (v. 3-4)
Në një letër të vitit 1888 për të vëllain, Teo, artisti Van Gog shkruajti: “Vetë unë nuk di asgjë me siguri, por pamja e yjeve më nxit të ëndërroj.” Sa e bukur është pamja kur shtrihemi dhe shohim qiellin e mbushur me diamante të pafundme qiellore që na bëjnë të ëndërrojmë – që ngjallin magjepsje në ne, duke na kujtuar që jemi një pjesë e vogël, megjithatë përbërëse e një historie të bukur, të lashtë, të përjetshme. Ndoshta na pëlqen t’i soditim yjet, se kështu na ngjallen mendimet e duhura: ne u krijuam dhe Perëndia është Krijuesi ynë.
Te Psalmet, Davidi shpeshherë e përlëvdon Perëndinë si krijuesin e qiellit. Psalmi 8 na fton të marrim në konsideratë mirësinë e një Perëndie që krijoi kozmosin, megjithatë na njeh dhe na do në mënyrë intime. Vras mendjen nëse besëlidhjet nën qiellin e natës që Perëndia bëri me paraardhësit e Davidit, Abrahamin dhe Jakobin, ishin në mendjen e tij kur ai shkruajti këngët e adhurimit për Krijuesin e yjeve. Më duket befasuese që tek 2 e Samuelit 7, edhe besëlidhja që Perëndia bëri me Davidin nëpërmjet profetit Nathaniel ndodhi gjatë natës – një vazhdimësi e premtimit të Perëndisë për dashuri të përjetshme dhe shtëpi të përhershme. “Kush jemi ne për Perëndinë para një madhështie të tillë?”, vret mendjen Davidi. Përgjigjja, siç e lexojmë herë pas here në Shkrim, është kjo: ne jemi bijtë e dashur të Perëndisë. – Katelyn J. Dixon
Ndërsa luteni, lavdërojeni Krijuesin e dashur, i cili krijoi diellin, hënën, yjet dhe juve!
#fjalëteshpresës #meditime #biblestudy #dita80
Identiteti: “Unë jam i yti”
Dita 16 — Lexoni nga: Isaia 43:1-7 “Mos ki frikë, sepse unë të kam çliruar, të kam thirrur me emër; ti më përket mua.“ (v. 1) Një miku im më tha se kur ish ...
Besoni në Zotin Jezus
Dita 50 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 16:25-40 “Aty nga mesnata Pali dhe Sila po luteshin dhe i këndonin himne Perëndisë; dhe të burgosurit i dëgjonin.” ...
Dikur i humbur, tani i gjetur
Dita 42 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 9:1-19 “Vëlla Saul, Zoti Jezus, që të është shfaqur në rrugën nëpër të cilën ti po vije, më ka dërguar që të kesh ...
Jezusi në Dhjatën e Vjetër
Dita 41 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 8:26-40 “Atëherë e mori fjalën Filipi dhe, duke filluar nga ky Shkrim, i shpalli Jezusin.” (v. 35) Udhëtari nga ...
Stefani: të themi të vërtetën
Dita 40 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 7 “O qafëfortë dhe me zemër e veshë të parrethprerë, ju gjithnjë e kundërshtoni Frymën e Shenjtë; ashtu siç bënin ...
Stefani: Fytyra e një engjëlli
Dita 39 | Lexoni nga Veprat e Apostujve: 6:8-15 “...fytyra e tij ishte si fytyra e një engjëlli.” (v. 15) Mes personazheve më të rëndësishëm në Kishën e ...
Sinqeriteti përpara Perëndisë
Dita 38 | Lexoni nga Veprat e Apostujve 5:1-16 “Dhe shumë shenja dhe mrekulli bëheshin në mes të popullit nëpërmjet duarve të apostujve.” (v. 12) Pasazh ...
Fuqia e Emrit të Tij
Dita 36 | Lexoni nga Veprat e Apostujve: 3:11-26 “Dhe me anë të besimit në emrin e tij, këtë njeriun, që shihni dhe njihni, e forcoi emri i Jezusit;” (v. ...









