woh-35-shkurt

Kurrë mos u dorëzoni

Dita 35 | Lexoni nga Veprat 14:1-7

Dhe atje vazhduan të ungjillëzonin. (v. 7)

Jeta e krishterë jo gjithmonë pranohet nga të gjithë. Ka raste kur, si të krishterë, ne shihemi me dyshim dhe mospëlqim nga disa njerëz. Ndonjëherë kjo kundërshti na dekurajon dhe na bën të ndalojmë së shërbyeri Perëndisë.

Pali dhe Barnaba përjetuan kundërshti serioze gjatë gjithë udhëtimit të tyre misionar. Në leximin tonë të Biblës për sot, shohim një shembull. Në Ikon, ata predikuan ungjillin me guxim. Disa që dëgjuan ungjillin e pranuan, por të tjerët e refuzuan. Ata që e refuzuan pastaj nxitën njerëzit në qytet, kështu që Pali dhe Barnaba u sulmuan dhe duhej të iknin. A ndaluan ata së predikuari ungjillin? Aspak. Në këtë vend të ri, ata vazhduan të predikonin ungjillin e Zotit.

Si besimtarë, ne jemi thirrur të ndajmë ungjillin, pavarësisht reagimit. Rezultatet nuk janë përgjegjësi e jonë — kjo i takon Perëndisë. Çështja është të ndajmë dashurinë dhe lajmin e Perëndisë me njerëzit (Luka 10:9). Realiteti është se ungjilli nuk pranohet gjithmonë nga të gjithë. Nuk është diçka e pazakontë që të krishterët të trajtohen keq. Por si apostujt, ne jemi thirrur të mos dorëzohemi, të mos dëshpërohemi, të mos ndalojmë së shërbyeri dhe të mos ndalojmë së bëri realitet mesazhin e ungjillit në jetën tonë. Siç shohim, kur jemi besnikë në ndarjen e lajmit të mirë dhe në dhënien e një dëshmie të gjallë në jetën tonë, Perëndia sjell rezultate të mira. — Mungki A. Sasmita

Ndërsa luteni, kërkojini Perëndisë t’ju japë forcë që të mos ju lëshojë zemra dhe të mund të vazhdoni të shërbeni.

web-woh-36-shkurt

Dhënia e Provës

Dita 36 | Lexoni nga 1 Pjetrit 3:8-18Jini gjithnjë gati për t’u përgjigjur në mbrojtjen tuaj kujtdo që ju kërkon shpjegime për shpresën që është në ju. (v. 15) ...

web-woh-33-shkurt

Krenaria

Dita 33 | Lexoni nga Ezekieli 28:11-19Ti ishe i përsosur në rrugët e tua qysh nga dita që u krijove, deri sa nuk u zbulua te ti çoroditja. (v. 15)Kur jetojmë n ...

web-woh-31-janar

Kur Godet Stuhia

Dita 32 | Lexoni nga Mateu 8:23-27Pasi u ngrit, qortoi erërat dhe detin, dhe u bë bunacë e madhe. (v. 26)Jeta nuk është si të shkosh në restorant ku mund të zg ...

web-woh-30-janar

Pa Justifikime

Dita 30 | Lexoni nga Eksodi 4:10-17Të lutem dërgo dikë tjetër. (v.13)Po të kisha parë një ferrishte që digjet, të kisha marrë premtime mahnitëse, dhe të kisha ...

web-woh-27-janar

Çfarë Duhet të Bëj?

Dita 27 | Lexoni nga Eksodi 3:16-22Shko… (v.16)Krishterimi në thelb është një fe e “dërgimit”. Abrahami dhe familja e tij nisen, duke lënë familjen dhe shtëpin ...

Tags: No tags