web-woh-6-prill

Kush e lëvizi gurin?

Dita 6 | Lexoni nga Gjoni 20:1-10

Kush do të na e rrokullisë gurin? (Marku 16:3)

Diku rreth 80 vite më parë, një skeptik anglez me emrin Frenk Morison, u zotua të shpjegonte ringjalljen e Jezusit me një gjuhë që nuk e shprehte të mbinatyrshmen. Studimi që bëri e detyroi ta quante këtë projekt, “libri që refuzoi të shkruhej”. Mirëpo libri që Morison rrjedhimisht e shkroi, i cili përshkruante se si ai u bind që Jezusi u ngrit realisht prej së vdekurish, u titullua “Kush e lëvizi gurin?”.

Ne e dimë se kush e lëvizi gurin: Perëndia! Ndoshta një pyetje më interesante do të ishte se pse e lëvizi Perëndia gurin? Nuk mund të ketë qenë që ta linte Jezusin të dilte, sepse ringjallja e tij prej së vdekurish nuk ishte një përmendje nga humbja e ndjenjave apo vdekja klinike. Jezusi, me ringjalljen e tij, nuk është se thjesht u kthye në këtë jetë; trupi i tij u shndërrua, në mënyrë të mistershme, në jetën e botës që do të vijë. Kështu që, nuk është se Jezusi avash-avash u zgjua mëngjesin e Pashkës, u çua dhe doli nga varri. Përkundrazi, ai u transformua plotësisht në një çast, “sa hap e mbyll sytë” (1 Kor. 15:52). Zoti i ringjallur dhe i përlëvduar i kapërceu ligjet e kohës dhe hapësirës. Gjërat e tilla si dyer të mbyllura (Gjoni 20:19) apo varre të vulosur nuk përbënin ndonjë pengesë për të.

Po atëherë, përse të lëvizej guri? Jo që të dilte Jezusi, por që të hynin dëshmitarët. Siç do të shkruante më vonë Gjoni: “Atë që kemi dëgjuar, atë që kemi parë me sytë tanë, atë që kemi vështruar dhe që duart tona e kanë prekur . . . po jua shpallim, që edhe ju të keni bashkësi me ne” (1 Gjonit 1:1-3). Ata po tregonin atë që panë; dhe s’e luan as topi. — David Bast

Ndërsa luteni, falënderoni Perëndinë që e lëvizi gurin dhe që na ftoi të jemi dëshmitarët e tij.

web-woh-90-mars

Pashka e Re

Dita 90 | Lexoni nga Eksodi 12:21-28 Moisiu, pra, thirri gjithë pleqtë e Izraelit dhe u tha atyre: “Shkoni dhe merrni qengja për ju …, dhe flijoni Pashkët.” ...

Tags: No tags