web-woh-266-janar

Kush Është Perëndia?

Dita 26 | Lexoni nga Eksodi 3:13-15

Cili është emri i tij? (v.13)

Në 24 vjet si drejtues kishash, punësova shumë staf. Punësimet më të mira kaluan një proces transparent. Nëse dikush më vinte dhe më thoshte “Perëndia më dërgoi të jem pastori juaj i të rinjve,” do të më ndizej alarmi i skepticizmit. Po ashtu, Moisiu mund të parashikonte shikimin e pabesueshëm tek izraelitët kur të pretendonte se ishte dërguar nga Perëndia për të çliruar Izraelin. “Kush të dërgoi? Cili është emri i tij?”
Nuk jam i sigurt se Moisiu e ndjeu plotësisht peshën e përgjigjes së Perëndisë: “UNË JAM AI QË JAM” (v.14). Në hebraisht, “UNË JAM” lidhet me foljen jam, nga e cila vjen emri personal i Perëndisë, Yahweh (Jehova). UNË JAM-i krijon dhe mban të gjitha gjërat dhe është i pranishëm përjetësisht në marrëdhënie me popullin e tij. UNË JAM-i bën dhe i mban premtimet e besëlidhjes. UNË JAM-i është i pandryshueshëm në karakter – i njëjti “dje, sot dhe përjetë” (Heb. 13:8). I Përjetshmi dërgon Moisiun të nxjerrë popullin e tij nga Egjiptit.

Si na ndihmon emri i Perëndisë të jetojmë në misionin e Perëndisë në jetët tona? Perëndia sheh, ndjen dhe vepron me një perspektivë të përjetshme. Ngaqë ai ekziston para krijimit dhe përtej konceptit të kohës, ne mund të besojmë se ai do të sigurojë aty ku drejton. Katekizmi i Heidelberg-ut trajton kuptimin e pranisë së përjetshme të Perëndisë në këto fjalë: “Ne mund të jemi të durueshëm kur gjërat shkojnë kundër nesh, falënderues kur gjërat shkojnë mirë, dhe për të ardhmen mund të kemi mirëbesim te Perëndia dhe Ati ynë besnik se asgjë në krijim nuk do të na ndajë nga dashuria e tij” (Pyetje&Përgjigje 28). — Jon Opgenorth

Ndërsa luteni, kërkojini Perëndisë t’ju ndihmojë të besoni në atë që është, dhe të ecni me besim. #fjalëteshpresës #meditime

Tags: No tags