web-woh-15-maj

Kush?

Dita 45 | Lexoni nga Romakëve 12:1-2; 1 e Pjetrit 1:13-16

Transformohuni me anë të ripërtëritjes së mendjes suaj. (Rom. 12:2)

Shpesh gjuha japoneze flitet duke e nënkuptuar kryefjalën në një fjali: “Ha drekë?”. Japonezët mund të flasin më njëri-tjetrin për një farë kohe, dhe pastaj të ndalen, dhe t’i bëjnë pyetjen tjetrit: “Kush?” “Kush do të hajë drekë?”.

Në leximin për sot nga Romakëve 12, edhe ne mund të bëjmë të njëjtën pyetje: “ripërtëritjes së mendjes së kujt?”. Shpeshherë, ne supozojmë që Pali po bën thirrje për ripërtëritjen e mendjes së secilit prej nesh individualisht. Padyshim është e rëndësishme që secili që i beson Jezusit ta ripërtërijë mendjen e vet çdo ditë përmes leximit të Biblës dhe lutjes.

Megjithatë, “kush-i” në këtë pjesë të Romakëve 12:2 në gjuhën origjinale, greqisht, nënkupton diçka tjetër. Duke e filluar leximin tonë të librit të Romakëve nga fundi, ne e dimë kontekstin. E kuptojmë që Pali i nxiti besimtarët judenj dhe besimtarët johebrenj, që vinin nga kultura dhe gjuhë të ndryshme, që të vinin në unitet së bashku. Besimtarët johebrenj mund të kenë qenë më të shumtë në numër dhe kishin privilegje dhe pushtet në lidhje me Romën, kurse besimtarët judenj mund të mbanin gjallë trashëgiminë e tyre, mirëpo ata duhet të kishin një mendje të përbashkët me njëri-tjetrin.

Kjo ende është një sfidë për kishën. Ne jemi të ndarë nga brezat, nga politika, nga traditat e ndryshme dhe praktikat frymërore, nga kultura dhe prejardhja etnike, si edhe nga nivelet e ndryshme të pjekurisë frymërore. Ne duhet të jemi të transformuar me anë të ripërtëritjes së mendjes sonë, “që të provoni [në shumës] se cili është” (v. 2). Kjo është kundërkulturore. Dhe bota e pret një komunitet të tillë! — Kent Fry

Ndërsa luteni, i kërkoni Zotit ta transformojë kishën me anë të ripërtëritjes së mendjes sonë të përbashkët.

web-woh-17-maj

Mos bëni numra

Dita 47 | Lexoni nga Romakëve 12:9-13; 1 e Pjetrit 1:22 Dashuria le të mos jetë me hipokrizi; urreni të keqen dhe ngjituni pas së mirës. (Rom. 12:9) Vetëm ...

web-woh-15-maj

Kush?

Dita 45 | Lexoni nga Romakëve 12:1-2; 1 e Pjetrit 1:13-16 Transformohuni me anë të ripërtëritjes së mendjes suaj. (Rom. 12:2) Shpesh gjuha japoneze flitet ...

Tags: No tags