Dita 14 | Lexoni nga Luka 5:27-32
S’kam ardhur të thërras të drejtët, por mëkatarët në pendim. (v. 32)
Kjo thënie e Jezusit, tregon shumë për qëllimin e ardhjes së tij. Jezusi u akuzua prej elitës fetare të judenjve se rrinte me mëkatarët dhe të padrejtët. Interesante që edhe kishat kudo nëpër botë, akuzohen për të njëjtën gjë. Sa herë keni dëgjuar që në kishë hyjnë lloj-lloj njerëzish mëkatarë. Ose, “unë nuk vij në kishë sepse aty ka njerëz të ulët”.
Por, ashtu si Jezusi tregon qartë qëllimin e tij se nuk erdhi për të drejtët por për të padrejtët, ashtu edhe kishat lokale, ekzistojnë për të thirrur mëkatarët në pendim, dhe jo të drejtët. Prandaj, mos u çuditni që nëpër kisha do të gjeni njerëz nga shtresa të ndryshme. Edhe pse duket sikur në këtë thënie, ka mëkatarë dhe të drejtë, realisht ka vetëm një kategori njerëzish dhe këta janë mëkatarët. Jezusi u referohet kundërshtarëve të tij sipas mendimit të tyre, dhe jo faktit se ata ishin po aq mëkatarë sa të tjerët të cilët akuzoheshin prej tyre. A ju besohet se mëkatarët akuzojnë mëkatarë të tjerë se ata janë mëkatarë?
Në thelb, ka dy kategori njerëzish: mëkatarë që e dinë se janë mëkatarë dhe se kanë nevojë për falje, dhe, mëkatarë që refuzojnë se janë mëkatarë dhe që e shohin veten si të drejtë. Kështu që Jezusi ndonëse ka ardhur për të gjithë mëkatarët, ai e ofron veten ndaj grupit që ka nevojë për të. Një ditë, mik, mbase edhe ju do ta ndjeni pisllëkun e mëkatit tuaj. Atëherë kujtohuni se Jezusi erdhi për ju, që t’ju lajë e pastrojë dhe për t’ju bërë të drejtë.
Jezusi erdhi për mëkatarët dhe kisha e Krishtit është e hapur për t’u shërbyer mëkatarëve. Ky është lajmi i mirë i ungjillit në botë. – Gentian Dogani
Ndërsa luteni, pranoni që jeni mëkatar dhe falënderojeni Perëndinë që erdhi për mëkatarët.
#Luka5 #JezusiErdhiPerMekataret #LajmiIMire #Ungjilli #Pendimi #FaljeHyjnore #KishaPerMekataret #JezusiShpetimtari #JoTeDrejtePorMekatare #FjalëteShpresës #Meditime
Identiteti: “Unë jam i yti”
Dita 16 — Lexoni nga: Isaia 43:1-7 “Mos ki frikë, sepse unë të kam çliruar, të kam thirrur me emër; ti më përket mua.“ (v. 1) Një miku im më tha se kur ish ...
Besoni në Zotin Jezus
Dita 50 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 16:25-40 “Aty nga mesnata Pali dhe Sila po luteshin dhe i këndonin himne Perëndisë; dhe të burgosurit i dëgjonin.” ...
Dikur i humbur, tani i gjetur
Dita 42 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 9:1-19 “Vëlla Saul, Zoti Jezus, që të është shfaqur në rrugën nëpër të cilën ti po vije, më ka dërguar që të kesh ...
Jezusi në Dhjatën e Vjetër
Dita 41 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 8:26-40 “Atëherë e mori fjalën Filipi dhe, duke filluar nga ky Shkrim, i shpalli Jezusin.” (v. 35) Udhëtari nga ...
Stefani: të themi të vërtetën
Dita 40 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 7 “O qafëfortë dhe me zemër e veshë të parrethprerë, ju gjithnjë e kundërshtoni Frymën e Shenjtë; ashtu siç bënin ...
Stefani: Fytyra e një engjëlli
Dita 39 | Lexoni nga Veprat e Apostujve: 6:8-15 “...fytyra e tij ishte si fytyra e një engjëlli.” (v. 15) Mes personazheve më të rëndësishëm në Kishën e ...
Sinqeriteti përpara Perëndisë
Dita 38 | Lexoni nga Veprat e Apostujve 5:1-16 “Dhe shumë shenja dhe mrekulli bëheshin në mes të popullit nëpërmjet duarve të apostujve.” (v. 12) Pasazh ...
Fuqia e Emrit të Tij
Dita 36 | Lexoni nga Veprat e Apostujve: 3:11-26 “Dhe me anë të besimit në emrin e tij, këtë njeriun, që shihni dhe njihni, e forcoi emri i Jezusit;” (v. ...









