Dita 40 | Lexoni nga Gjoni 13:1-15
“Unë, në fakt, ju kam dhënë shembullin që ashtu siç kam bërë unë, bëni edhe ju.“ (v. 15)
Dishepujt kishin ndarë shumë vakte dhe shumë biseda së bashku gjatë shërbesës së Jezusit në tokë, por këtyre po u vinte fundi. Ai kishte dhe shumë gjëra për t’u thënë dhe ata shumë gjëra për të mësuar, por një nga mësimet më të rëndësishme kishte nevojë vetëm për pak fjalë dhe në vend të kësaj, Jezusi u dha atyre një shembull të paharrueshëm përulësie dhe shërbimi që duhet ta imitonin.
Jezusi mund të kishte pritur deri në fund të darkës. Ai mund të kishte pritur derisa Judë Iskarioti të ishte larguar prej tyre. Por në vend të kësaj, Ai u ngrit gjatë darkës dhe mori rolin e një shërbëtori, duke i larë këmbët çdo dishepulli (përfshirë dhe tradhtarit, Judës). Ai u tha atyre se kjo vepër përulësie ishte një shembull që ata duhet ta ndiqnin. Kur Jezusi u rikthye tek Ati i Tij, Ai nuk donte që ata të mos përpiqeshin për pushtet dhe as të mashtronin për pozitë, por dishepujt duhet ta konsideronin veten si shërbëtorë që do të punonin me përulësi për nevojat e të tjerëve. Ashtu siç shkruan Pali më vonë te Romakët: “Duajeni njëri-tjetrin me dashuri vëllazërore; në nderim tregoni kujdes njëri me tjetrin.” (12:10).
Shumë gjëra u thanë gjatë darkës së Pashkës, përfshirë edhe disa gjëra që do t’i shohim nesër, por ajo që dishepujt panë, ndjenë dhe përjetuan, teksa Jezusi personalisht u lante këmbët, do të ishte një kujtim i paharrueshëm për secilin. Ai ishte Zoti dhe mësuesi i tyre. Nëse Ai u kishte larë këmbët atyre, edhe ata duhej t’i shërbenin njëri-tjetrit me përulësi dhe dashuri. — Laura N. Sweet
Ndërsa luteni, kërkoni që t’ju jepen mundësi që t’i doni dhe t’u shërbeni të tjerëve.
#LarjaEKëmbëve #ShembullPërulësie #ShërbeSiJezusi #DashuriNëVeprim #Gjoni1315 #ZotiQëShërben #FjalëteShpresës
Një vakt në Emaus
Dita 42 | Lexoni nga Luka 24:13-27 “Ai u shpjegoi atyre në të gjitha Shkrimet gjërat që i takonin atij.” (v. 27) Pas ringjalljes së Tij, Jezusi u takua ...
Darka e Zotit
Dita 41 | Lexoni nga: Luka 22:14-23 “...bëni këtë në përkujtimin tim.'' (v. 19) Ka disa pasazhe që janë kaq të njohura sa duket sikur nuk i lexojmë më m ...
Larja e këmbëve të dishepujve
Dita 40 | Lexoni nga Gjoni 13:1-15 “Unë, në fakt, ju kam dhënë shembullin që ashtu siç kam bërë unë, bëni edhe ju.“ (v. 15) Dishepujt kishin ndarë shumë ...
Darkë me miqtë
Dita 39 | Lexoni nga Gjoni 12:1-11 “Jezusi, pra, tha: ''Lëre! Ajo e ka ruajtur për ditën e varrimit tim.” (v. 7) Darka me miqtë zakonisht është një kohë ...
Darkë me tagrambledhësit
Dita 38 | Lexoni nga Luka 19:1-10 “Dhe ai zbriti me nxitim dhe e priti me gëzim.” (v. 6) E kemi parë Jezusin në një darkë ku Ai u vëzhgua, u testua dhe ...
Darka me një farise, Një pamje e Mbretërisë
Dita 37 | Lexoni nga Luka 14:15-24 “Unë po ju them se asnjë nga ata njerëz që ishin të ftuar, nuk do ta shijojë darkën time". (v. 24) “Lum kush do të ha ...
Darka me një farise, Përulësia
Dita 36 | Lexoni nga Luka 14:1-14 “Sepse kushdo që e larton veten do të ulet, dhe kush e përul veten, do të lartësohet''. (v. 11) Keni qenë ndonjëherë n ...
Jezusi ushqen 5000 njerëz
Dita 35 | Lexoni nga Marku 6:30-44 Të gjithë hëngrën sa u ngopën. (v. 42) Një nga emrat e Perëndisë të zbuluar në Dhiatën e Vjetër është Jehova Jireh, “ ...