Dita 57 | Lexoni nga Gjoni 17:1-5
“O Atë, ora ka ardhur, përlëvdo Birin tënd, që edhe Biri yt të të përlëvdojë.” (v. 1)
Fjalët lavdi dhe përlëvdoj (ose përlëvduar) shfaqen pesë herë në këto pesë vargje. Këta terma nuk janë të përdorshëm në gjuhën tonë të përditshme, por përdoren përgjithësisht në kisha ose në kontekst adhurimi. Ç’do të thotë të jesh i përlëvduar?
Pasi pashë disa fjalorë, dola në përfundimin që të përlëvdosh do të thotë ta lartësosh, ta zmadhosh, t’i japësh nder dhe domethënie diçkaje. Fotografëve u pëlqen t’u bëjnë foto gjetheve apo petaleve të luleve kur iu bie dielli. Kur vezullojnë me një rrezatim jo të tyrin; bukuria e tyre zmadhohet. Duke bërë atë që i kërkoi Ati gjatë kohës që jetoi në tokë, Jezusi, Biri, e nderoi Atë ose i solli lavdi. Të kuptuarit tonë për Perëndinë zmadhohet dhe lartësohet duke vëzhguar jetën e Jezusit. Dhe tani Jezusi kërkon që edhe Ai të përlëvdohet, duke e ditur se pas vdekjes do të vijë shkëlqimi i ringjalljes që do ta rikthejë Atë në vendin që i takon me të drejtë, atje ku ishte “para themelimit të botës” (v. 24).
Më vonë, Jezusi lutet për të gjithë besimtarët: “Dhe unë u kam dhënë lavdinë që më ke dhënë, që ata të jenë një, ashtu si ne jemi një” (v. 22). A na përfshin edhe ne ky procesi i mistershëm i përlëvdimit? Jezusi u lut që edhe ne të mund të kemi një, për shkak të lavdisë që na jep Ai. Dhe nëse e nderojmë dhe e lartësojmë njëri-tjetrin, ashtu si bën Ati dhe Biri, edhe kjo do t’u sjellë lavdi Atyre. – Denise Vredevoogd
Ndërsa luteni, kërkojini Perëndisë t’ju tregojë si mund ta përlëvdoni sot!
#fjalëteshpresës #meditime #biblestudy #dita57
Një ëndërr e vonuar
Dita 79 | Lexoni nga Zanafilla 37:1-11 Pashë një ëndërr tjetër! (v. 9) Vite më parë, pashë të bëhej realitet një ëndërr që e kisha prej kohësh: Unë dhe ...
Shkalla drejt qiellit
Dita 78 | Lexoni nga Zanafilla 28:10-22 Kjo është porta e qiellit. (v. 17) A e keni të vështirë ta shikoni dorën e Perëndisë duke vepruar në periudha të ...
Besëlidhje yjore
Dita 77 | Lexoni nga Zanafilla 15:1-21 Vështro me kujdes qiellin dhe numëro yjet, në rast se mund t’i numërosh. (v. 5) Si një vajzë e re, e cila kishte ...
Ai që mban yjet
Dita 76 | Lexoni nga Jobi 38:19-33 A mund t’i bashkosh ti lidhjet e Plejadave apo të zgjidhësh vargjet e Orionit? (v. 31) Si dikush që përballet përditë ...
Të shërbejnë si shenja
Dita 75 | Lexoni nga Zanafilla 1:6-19 Të shërbejnë si shenja, për të dalluar stinët, ditët dhe vitet. (v. 14) Kur isha e vogël, më tmerronte errësira. Ç ...
Do na njohin nga frytet
Dita 74 | Lexoni nga Galatasve 5:25; Mateu 7:15-20 Në qoftë se rrojmë në Frymë, në Frymë edhe duhet të ecim. (v. 25) Ligji nuk mund t’i prodhojë apo t’i ...
E ligjshme
Dita 73 | Lexoni nga Galatasve 5:22-23; Romakëve 13:8-10 Kundër këtyre gjërave nuk ka ligj. (v. 23) Mund të duket pak e çuditshme që Pali e përfundon li ...
Vetëkontrolli
Dita 72 | Lexoni nga Galatasve 5:22-23; 2 e Timoteut 1:3-7 Por fryti i Frymës është... vetëkontrolli. (v. 22-23) E fundit, por jo më pak e rëndësishmja, vet ...