web-woh-7-prill

Lexim i bekuar, dëgjim i bekuar

Dita 7 | Lexoni nga Zbulesa 1:1-3

Lum ai që lexon dhe ata që dëgjojnë fjalët e profecisë dhe që mbajnë ato që janë shkruar në të… . (v. 3)

Jezusi jo thjesht u ngrit prej se vdekurish, ai është i ringjallur. Ai është i gjallë edhe tani, dhe ende po u flet dishepujve të tij. Kapitujt e parë të librit të Zbulesës përshkruajnë Zotin Jezus të ringjallur por edhe regjistrojnë mesazhin e tij vijues për kishën e vet. Jezusi dërgoi një engjëll për t’ia përcjellë këtë mesazh Gjonit, në mënyrë që edhe ne të gjithë “shërbëtorët e tij” të vihemi në dijeni gjithashtu. (v. 1).

Mendoni pak për Gjonin ndërkohë që shkroi librin e Zbulesës. Në këtë pikë ai ishte goxha i shtyrë në moshë, ndërsa të gjithë apostujt e tjerë nuk ishin më, ata ishin bërë martirë për hir të ungjillit. Tani, patjetër mund ta imagjinojmë që trupi i Gjonit ishte i rraskapitur, shikimi i tij i venitur dhe dëgjimi i dobët. Pra, fizikisht, Gjoni ishte konsumuar nga kauza e ungjillit. Mirëpo shpirtërisht, shqisat e tij ishin më të mprehta se kurrë. Simboli i Gjonit në kishë ishte shqiponja largpamëse. Shikimi i tij shpirtëror depërtoi deri në qiejt më të lartë, vegimi i tij u shtri deri në mbarimin e kohërave. Megjithatë, mos e konsideroni atë si ndonjë shikues apo profet. Por e shikoni si një gazetar. Gjoni e quajti veten e vet “martir”, në kuptimin e parë të kësaj fjale greke, pra, dëshmitar. Gjoni nuk po i sajonte këto gjëra. Ai thjesht hodhi në letër atë që engjëlli i tregoi atij, dhe i shkroi në një libër të cilin mund ta lexojmë, dëgjojmë dhe t’i bindemi.

Kjo ama ngre një pyetje. Çfarë mendoni ju për Biblën? A është thjesht një produkt i imagjinatës fetare, apo është një zbulesë nga Perëndia, që u dha përmes dëshmitarëve njerëzorë? Lum ata që e lexojnë si kjo e fundit dhe e dëgjojnë dhe e zbatojnë si të tillë. — David Bast

Ndërsa luteni, lavdëroni Perëndinë për Fjalën e tij.

web-woh-90-mars

Pashka e Re

Dita 90 | Lexoni nga Eksodi 12:21-28 Moisiu, pra, thirri gjithë pleqtë e Izraelit dhe u tha atyre: “Shkoni dhe merrni qengja për ju …, dhe flijoni Pashkët.” ...

Tags: No tags