Dita 88 — Lexoni nga: Psalmi 131
“O Zot, zemra ime nuk është mendjemadhe dhe sytë e mi nuk janë krenarë, dhe unë nuk merrem me gjëra tepër të mëdha dhe tepër të larta për mua.” (v. 1)
Kur futem në derën e shtëpisë pas një dite pune, zakonisht përshëndetem nga një “Babi!” me zë të lartë, teksa im bir vrapon nëpër korridor. Zakonisht pas kësaj, ai ulet pa folur në prehrin tim, ndërsa unë dhe ime shoqe tregojmë ngjarjet e ditës që kemi kaluar. Djali im është dy vjeç. Ai nuk di shumë fjalë dhe padyshim që nuk i kupton bisedat tona, por për të nuk ka rëndësi. Ai është i kënaqur të ulet në prehrin tim dhe të ribashkohet me prindërit e tij në fund të ditës.
Psalmisti, mbreti David, shkruan për një përvojë të ngjashme. “ kam qetësuar dhe e kam tulatur me të vërtetë shpirtin tim…” (v. 2). Për Davidin, lutja është një mundësi për të kujtuar identitetin që ka si fëmijë i Perëndisë. Ka një kohë për të folur, për të bërë pyetje, për të kuptuar bisedën dhe ka një kohë për të qëndruar në heshtje dhe të pushojmë në identitetin tonë si fëmijë të Perëndisë. Teksa plakemi, ndonjëherë e harrojmë se si është të jesh si fëmijë i vogël.
Çfarë do të ndodhte nëse jeta juaj në lutje do të kishte një cilësi të freskët si prej fëmije? Thjesht përfytyroni një fëmijë të vogël të kënaqur që është me nënën e tij. Kështu qoftë dhe shpirti brenda jush, teksa ndaloni të luteni, të përshëndesni Zotin dhe thjesht të pushoni në prani të Tij. — Ben Kampmeier
Ndërsa luteni, kërkojini Atit tuaj qiellor që t’ju qetësojë zemrën që të mund të pushoni në të. Kërkojini që t’ju kujtojë identitetin tuaj si fëmijë të dashur të Tij.
I disiplinuar për lutje
Dita 90 — Lexoni nga: 1 Pjetri 4:7-11“Tashmë fundi i të gjithave u afrua; jini, pra, të përkorë dhe rrini zgjuar për t'iu kushtuar lutjeve.” (v. 7)Një i krisht ...
Lutuni pa pushim
Dita 89 — Lexoni nga: 1 Thesalonikasve 5:16-18“Jini gjithmonë të gëzuar. Lutuni pa pushim. Për çdo gjë falënderoni sepse i tillë është vullneti i Perëndisë në ...
Lutja dhe identiteti
Dita 88 — Lexoni nga: Psalmi 131“O Zot, zemra ime nuk është mendjemadhe dhe sytë e mi nuk janë krenarë, dhe unë nuk merrem me gjëra tepër të mëdha dhe tepër të ...
E fuqishme dhe efektive
Dita 87 — Lexoni nga: Jakobi 5:13-18“…shumë fuqi ka lutja e të drejtit kur bëhet me gjithë shpirt.” (v. 16)Njerëzit sot tërhiqen nga çdo gjë që është efikase d ...
Dhurata e Krishtlindjes
Dita 86 — Lexoni nga: Luka 2:1-20“…sepse sot në qytetin e Davidit lindi për ju një Shpëtimtar…” (v. 11)Gëzuar Krishtlindjen! Ndërsa lexoni sot historinë e njoh ...
Qyteti i vogël i Betlehemit
Dita 85 — Lexoni nga: Mikea 5:1-9“Dhe ai vetë do të jetë paqja.” (v. 5)Profecia e Mikeas u bë në epokën e perandorive. Mikea ishte një profet në vitin 700 para ...
Udha e paqes
Dita 84 — Lexoni nga: Luka 1:67-79“…e ka vizituar dhe e kreu çlirimin e popullit të vet.” (v. 68)Zakaria ishte një burrë i moshuar kur mori përmbushjen e premt ...
Princi i paqes
Dita 83 — Lexoni nga: Isaia 9:1-7“Nuk do të ketë të sosur rritja e perandorisë së tij dhe paqja…” (v. 7)Për besimtarët në Jezusin, sezoni i Krishtlindjes mund ...









