Dita 46 | Lexoni nga Gjoni 17:20-26
“…që të gjithë të jenë një, ashtu si ti, o Atë, je në mua dhe unë në ty; edhe ata të jenë një në ne, që bota të besojë se ti më ke dërguar.” (v.21)
Kur një i afërm është afër vdekjes, njerëzit vënë re me kujdes se çfarë thotë ai, shpresojnë për një ngushëllim, një bekim, dëshminë e tyre, apo shprehjen e fundit të dashurisë. Në një version bible ku shkruhen me të kuqe fjalët e Jezusit, Gjoni 14:17 është shumica me të kuqe, që na tregon fjalët e fundit të Jezusit për dishepujt e Tij. Në thelb këto janë urimet e Jezusit para vdekjes, fjalë lamtumire plot me domethënie me peshë dhe të çmuara.
Për çfarë lutet Jezusi? Në vargun 23, Ai kërkon “një unitet të përsosur”, (Bibla 1994) ose që ndjekësit e Tij të jenë “plotësisht një.” (Bibla 2020) Një kërkesë e pamundur në dukje! Si mundet që 12 burra me personalitet dhe sfond kaq të larmishëm, të bien dakord me njëri-tjetrin apo të jenë të bashkuar? Edhe sot, sipas disa përllogaritjeve, ka mbi 45 000 denominacione të ndryshme botërore. Besimtarët kanë qenë të ndarë përgjatë epokave, të dallueshëm si në dogma dhe në praktika.
Gjithsesi, Jezusi tha që uniteti mes ndjekësve të Tij do t’i bëjë të tjerët që të besojnë se Ai ishte dërguar nga Perëndia. Për botën, uniteti ynë është një dëshmi e unitetit të përsosur të Atit dhe të Birit. Aftësia jonë për të shkuar mirë me njëri-tjetrin është një çështje serioze. Ndërsa shohim këto fjalë të fundit të Jezusit, gjatë këtyre dy javëve të ardhshme, mendoni pak se si lutja për ndjekësit e Tij ndikon në jetën tuaj, por edhe në jetën e kishës sot. — Denise Vredevoogd
Ndërsa luteni, kërkojini Jezusit të hapë zemra dhe mendje, që lutja e Tij për gjithë besimtarët të marrë përgjigje.
#fjalëteshpresës #meditime #biblestudy #dita46
Nga vajtimi në kërcim
Dita 78 — Lexoni nga: Psalmi 30“…në mëngjes shpërthen një britmë gëzimi.” (v. 5)Adventi është një periudhë pritjeje. Pritja mund të jetë e vështirë, por edhe e ...
Gëzimi i Shpenguesit
Dita 77 — Lexoni nga: Sofonia 3:14-20“Ai do të mbushet me gëzim për ty…” (v. 17)Shumicën e jetës kam qenë i ndërgjegjshëm për aftësitë e mia muzikore dhe zërin ...
Identiteti: “Unë jam i yti”
Dita 16 — Lexoni nga: Isaia 43:1-7 “Mos ki frikë, sepse unë të kam çliruar, të kam thirrur me emër; ti më përket mua.“ (v. 1) Një miku im më tha se kur ish ...
Besoni në Zotin Jezus
Dita 50 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 16:25-40 “Aty nga mesnata Pali dhe Sila po luteshin dhe i këndonin himne Perëndisë; dhe të burgosurit i dëgjonin.” ...
Dikur i humbur, tani i gjetur
Dita 42 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 9:1-19 “Vëlla Saul, Zoti Jezus, që të është shfaqur në rrugën nëpër të cilën ti po vije, më ka dërguar që të kesh ...
Jezusi në Dhjatën e Vjetër
Dita 41 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 8:26-40 “Atëherë e mori fjalën Filipi dhe, duke filluar nga ky Shkrim, i shpalli Jezusin.” (v. 35) Udhëtari nga ...
Stefani: të themi të vërtetën
Dita 40 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 7 “O qafëfortë dhe me zemër e veshë të parrethprerë, ju gjithnjë e kundërshtoni Frymën e Shenjtë; ashtu siç bënin ...
Stefani: Fytyra e një engjëlli
Dita 39 | Lexoni nga Veprat e Apostujve: 6:8-15 “...fytyra e tij ishte si fytyra e një engjëlli.” (v. 15) Mes personazheve më të rëndësishëm në Kishën e ...









