web-woha-dita-17

Lutje e madhe, besim i madh

Loading poll …

Dita 17 | Lexoni nga: Gjoni 17:6-21

“Unë nuk kërkoj që ti t’i heqësh nga bota, por që ti t’i mbrosh nga i ligu.” (v. 15)

Historia jonë e djeshme nga Mateu 14 ishte një panoramë e faktit se ku jetojmë shumicën e kohës. Ne vozisim në një det të stuhishëm dhe të goditur nga forcat e natyrës, në përpjekje për të arritur në bregun e largët. Dhe Jezusi nuk duket gjëkundi.

Pasazhi na kujton që Jezusi ishte ngjitur në mal për t’u lutur. Hebrenjve 7:25 thotë se Jezusi gjithmonë ndërmjetëson për ne dhe lutja e madhe te Gjoni 17 na jep një shembull. Ai nuk lutet që Perëndia t’i japë menjëherë fund stuhisë, por që Perëndia të na mbrojë në stuhi, që ne të mund të vazhdojmë misionin tonë të besimit.

Kur Ai vjen mbi dallgë, në mes të stuhisë, dishepujt e Tij nuk e njohën Atë. Ata ishin edhe më të frikësuar kur Ai u shfaq në mes të stuhisë. Pastaj, Ai thotë këto fjalë që kemi nevojë t’i dëgjojmë! “Qetësohuni; jam unë, mos kini frikë!”.(Mat. 14:27).

Pjetri foli për ne: “Zot, nëse je ti…” Ai kishte dyshimet e tij. “Nëse”. Por ai kishte edhe besimin e tij. “…më urdhëro të vij te Ti mbi ujëra.” Jezusi i tha: “Eja!” (vv.28-29) Të gjithë e dinë që uji nuk e mban sipër një njeri, por Pjetri i besoi Jezusit më shumë se ligjeve të natyrës. Besimi i Tij ishte më i madh se frika nga stuhia. Përmes besimit te Jezusi, ai bëri atë që vetëm Perëndia mund ta bëjë. Ai eci mbi ujë. Ky është besim i madh, besimi përtej dyshimit. — Stan Mast

Ndërsa luteni, falënderoni Jezusin që lutet për ju.

#fjalëteshpresës #meditime #newyear2025 #dita17

web-woh-80-dhjetor

Gëzimi ynë i plotë

Dita 80 — Lexoni nga: Gjoni 16:16-24“…kërkoni dhe do të merrni, që gëzimi juaj të jetë i plotë.” (v. 24)Gati një e treta e ungjillit sipas Gjonit i përkushtohe ...

web-woh-79-dhjetor

Kërcej nga gëzimi

Dita 79 — Lexoni nga: Luka 1:39-55“…fryma im ngazëllon në Perëndinë, Shpëtimtarin tim.” (v. 47)Marinë dhe Elizabetën i prisin vuajtje të mëdha përpara. Si grua ...

web-woh-78-dhjetor

Nga vajtimi në kërcim

Dita 78 — Lexoni nga: Psalmi 30“…në mëngjes shpërthen një britmë gëzimi.” (v. 5)Adventi është një periudhë pritjeje. Pritja mund të jetë e vështirë, por edhe e ...

web-woh-77-dhjetor

Gëzimi i Shpenguesit

Dita 77 — Lexoni nga: Sofonia 3:14-20“Ai do të mbushet me gëzim për ty…” (v. 17)Shumicën e jetës kam qenë i ndërgjegjshëm për aftësitë e mia muzikore dhe zërin ...

Tags: No tags