web-woh-89-dhjetor

Lutuni pa pushim

Dita 89 — Lexoni nga: 1 Thesalonikasve 5:16-18

“Jini gjithmonë të gëzuar. Lutuni pa pushim. Për çdo gjë falënderoni sepse i tillë është vullneti i Perëndisë në Krishtin Jezus për ju.“ (v. 16-18)

Për shumë prej nesh, të mësosh të lutesh kërkon të kalosh kohë të caktuara për lutje; përpara ushqimit, përpara gjumit dhe gjatë kishës. Apostulli Pal inkurajon diçka më shumë për jetën tonë në lutje: “lutuni pa pushim.” Ky urdhërim biblik na tërheq drejt një jete me biseda të vazhdueshme me Perëndinë. Por si është e mundur kjo?

Mos vallë lutja pa fund do të thotë që ne të kalojmë orët kur jemi zgjuar me sy mbyllur dhe duart e mbledhura? Në asnjë mënyrë! Pali na inkurajon që të jemi në një dialog të vazhdueshëm dhe papushim me Perëndinë, Atin tonë të dashur. Imagjinoni të rezervoni vetëm disa çaste në ditë për komunikimin me miqtë apo familjarët më të ngushtë. Apo më keq, supozoni t’i kufizojmë ato biseda në disa fjali të mësuara përmendësh që thjesht i përsërisim çdo ditë.

Jeta jonë duhet të jetë një rrjedhë e qëndrueshme bisedimi me Zoti që na gjendet gjithmonë. Në kohë frike, shqetësimi, apo nevoje, ne duhet të shkojmë te Zoti si ngushëlluesi, ndihmuesi dhe siguruesi ynë. Në kohë kënaqësie dhe gëzimi, ne duhet të kremtojmë me Të dhe të ndajmë falënderimet tona. Kur jemi të zemëruar dhe të mërzitur, ne duhet të kërkojmë urtësinë dhe udhëheqjen e Tij. “Mos u shqetësoni për asgjë,” thotë Pali diku tjetër, “por, në çdo gjë, ia parashtroni kërkesat tuaja Perëndisë me anë lutjesh dhe përgjërimesh, me falënderim.” (Fil. 4:6). — Brad Haitsma

Ndërsa luteni, kërkojini Atit tuaj të dashur që t’ju mbajë të lidhur ngushtë me Të përmes lutjes sot.

web-woh-89-dhjetor

Lutuni pa pushim

Dita 89 — Lexoni nga: 1 Thesalonikasve 5:16-18“Jini gjithmonë të gëzuar. Lutuni pa pushim. Për çdo gjë falënderoni sepse i tillë është vullneti i Perëndisë në ...

web-woh-88-dhjetor

Lutja dhe identiteti

Dita 88 — Lexoni nga: Psalmi 131“O Zot, zemra ime nuk është mendjemadhe dhe sytë e mi nuk janë krenarë, dhe unë nuk merrem me gjëra tepër të mëdha dhe tepër të ...

web-woh-87-dhjetor

E fuqishme dhe efektive

Dita 87 — Lexoni nga: Jakobi 5:13-18“…shumë fuqi ka lutja e të drejtit kur bëhet me gjithë shpirt.” (v. 16)Njerëzit sot tërhiqen nga çdo gjë që është efikase d ...

web-woh-86-dhjetor

Dhurata e Krishtlindjes

Dita 86 — Lexoni nga: Luka 2:1-20“…sepse sot në qytetin e Davidit lindi për ju një Shpëtimtar…” (v. 11)Gëzuar Krishtlindjen! Ndërsa lexoni sot historinë e njoh ...

web-woh-84-dhjetor

Udha e paqes

Dita 84 — Lexoni nga: Luka 1:67-79“…e ka vizituar dhe e kreu çlirimin e popullit të vet.” (v. 68)Zakaria ishte një burrë i moshuar kur mori përmbushjen e premt ...

web-woh-83-dhjetor

Princi i paqes

Dita 83 — Lexoni nga: Isaia 9:1-7“Nuk do të ketë të sosur rritja e perandorisë së tij dhe paqja…” (v. 7)Për besimtarët në Jezusin, sezoni i Krishtlindjes mund ...

Tags: No tags