web-woh-30-prill

Mahnitje, mbi sfilitjen

Dita 30 | Lexoni Psalmi 145:1-16

ZOTI është i madh dhe i denjë për lëvdimin më të lartë dhe madhështia e tij është e panjohshme. (v. 3)

Në shtator të vitit 2022, bashkë me bashkëshortin tim, bëmë një udhëtim drejt parkut shtetëror të Maleve Ferrëgjatë në Miçigan, i cili ndodhet në rajonin e Gadishullit të Epërm. Ishte një udhëtim “mahnitës”, në kuptimin që ishte realisht i mbushur me mahnitje. Në bëmë ecje nëpër shtigjet e malit, zbuluam ujëvara dhe bëmë një vizitë në “Liqenin e reve” në kodrat me mjegull. Këto kodra ishin të mbuluara nga ngjyrat e vjeshtës! Ne u larguam nga parku të rifreskuar dhe të kënaqur, me planin për t’u rikthyer përsëri një ditë.

Mahnitja është një kurë e pagabueshme për sfilitjen, dhe Shkrimi është i tejmbushur me mahnitje dhe mrekullim. Tek Psalmi 145, Davidi reflekton mbi faktin se sa mahnitës është vetë Zoti, pra, në karakterin dhe veprat e tij. Ai është personi më i mahnitshëm në botë! Davidi flet për mirësinë dhe drejtësinë me bollëk të Perëndisë (v. 7), për mëshirën dhe hirin e tij (v. 8), dhe për lavdinë dhe fuqinë e tij (v. 11). Mbretëria e tij është e përjetshme! Ne shohim karakterin e Perëndisë në veprat e tij të fuqishme, që nuk u bënë vetëm për popullin e tij, por për çdo gjallesë në tokë. Ai plotëson dëshirat e çdo qenieje të gjallë (v. 16). Ndërsa për ata që janë duke u rrëzuar, që janë të kërrusur nga barrët dhe shqetësimet? Ai i përkrah dhe i ngre ata përsëri (v. 14).

A jeni ju sot të kërrusur nga sfilitja? Ngrijeni kokën lart! Mendoni sa e mahnitshme është që Perëndia ju do, dhe dha veten e vet për ju, i njëjti Perëndi që ka plane të mëdha për ju. Le të jetë kjo kura për lodhjen tuaj sfilitëse. Ai është një Perëndi i madh, dhe i denjë për lëvdimin më të lartë — Laura N. Sweet

Ndërsa luteni, përlëvdoni Perëndinë për gjithçka që është dhe gjithçka që bën.

web-woh-8-maj

I dobëti dhe i forti

Dita 38 | Lexoni nga Romakëve 14:1-6 Pranojeni atë që është i dobët në besim. (v. 1) Perëndia ka diçka të re për të na thënë çdo herë që e lexojmë Biblën. ...

Tags: No tags