web-dita-9-woha

Mbështetuni te Fryma e Shenjtë

Loading poll …
A do ta pranosh Krishtin në jetë tënde?

Dita 9 | Lexoni nga Gjoni 14:15-27

“Dhe unë do t’i lutem Atit dhe ai do t’ju japë një Ngushëllues tjetër, që do të qëndrojë përgjithmonë me ju, Frymën e së Vërtetës,…” (v. 16-17)

Mendoni për pajisjet që keni përdorur sot të cilat kërkojnë burim energjie, si ora me alarm, ekspresi i kafes, tharësja e flokëve, makina, kondicioneri apo telefoni. Besimtarët në Jezusin kanë një burim energjie që shpesh ne e marrim për të mirëqenë — Frymën e Shenjtë.

Te Gjoni 14, Jezusi premtoi se Ai nuk do të na linte vetëm, por do të dërgonte Frymën e së vërtetës për të na ndihmuar, këshilluar, bindur dhe pajisur. Ditën e Pentakostit, Fryma e Shenjtë erdhi me fuqi mbi dishepujt dhe i mbushi ata. Ai ende edhe sot vjen për të mbushur jetën e të gjithë atyre që pendohen dhe besojnë. Gjithsesi, shpesh, ne e minimizojmë rëndësinë e Frymës së Shenjtë. Krishtlindja dhe Pashka marrin shumë më tepër vëmendje se Pentakosti.

Në vitin që kemi para, si mund të krijoni një kuptueshmëri dhe një vlerësim më të madh për punën e Frymës së Shenjtë në jetën tuaj? Një besimtar në Jezusin që nuk drejtohet nga Fryma e Shenjtë e humbet burimin e energjisë për të bërë një jetë të krishterë. Siç do ta shohim gjatë devocionit të nesërm, me ndihmën e Perëndisë ne duhet të jetojmë me anë të Frymës. Duke qenë marrës të fuqisë së Frymës së Shenjtë, ne mund të vëmë në praktikë të vërtetën e Fjalës së Perëndisë dhe të qëndrojmë të fortë në mes të tundimeve. Ashtu si gjërat elektronike mbështeten në burimin e energjisë, kushdo që beson në Jezusin ka nevojë për fuqinë e Frymës së Shenjtë për të jetuar me besnikëri dhe për të dhënë fryte. — Steve Petroelje

Ndërsa luteni, falënderoni Perëndinë për dhuratën e Frymës së Shenjtë dhe kërkojini Atij t’ju ndihmojë të ndiqni drejtimin e Frymës.

#fjalëteshpresës #meditime #newyear2025 #dita9

web-dita-24-woha

Shkaqet e dyshimit

Dita 24 | Lexoni nga: Luka 24:36-45 “...pse në zemrat tuaja po lindin dyshime?” (v. 38) Po i kthehemi kësaj historie, sepse përmban një pyetje që duhet t’i ...

web-dita-22-woha

Llojet e dyshimit

Dita 22 | Lexoni nga: Luka 24:36-49 “...vetë Jezusi u shfaq në mes tyre...por ata, të tmerruar dhe gjithë frikë...” (v. 36-37) Dje pamë se si dyshimi mu ...

web-woha-dita-20

Por disa dyshuan

Dita 20 | Lexoni nga: Mateu 28:16-20 “...kur e panë, e adhuruan; por disa dyshuan.” (v. 17) Sa herë që kam predikuar mbi Porosinë e Madhe, i kam anashka ...

Tags: No tags