Dita 51 | Lexoni nga Mateu 4:12-17; 11:1-6
Jezusi filloi të predikojë dhe të thotë: ”Pendohuni, sepse mbretëria e qiejve është afër!”. (4:17)
Një nga kujtimet e mia më të hershme është hapja e dhuratës së parë për Krishtlindje. Prindërit e mi na mblodhën mua dhe motrën time të madhe përpara pemës së Krishtlindjes. Ajo tha: “Koha për dhuratat!” Më vendosën në dorë një pako me mbështjellje të shndritshme. Nuk e dija se çfarë kuptimi kishte, prandaj nuk mund t’i përfytyroja dot gjërat e mrekullueshme që ishin përgatitur për mua.
Jezusi e nisi shërbesën e Tij tokësore me fjalët e një vargu kyç sot. Hebrenjtë që e dëgjonin mendonin se e dinin kuptimin e tyre. Për shekuj me rradhë, profetët e tyre kishin dhënë paralajmërime të ngjashme se gjykimi i qiellit po afronte. Qëllimi i këtyre paralajmërimeve ishte që të ngjallnin frikë, por fjala “pendohuni” nuk është vetëm një thirrje për të hequr dorë nga rrugët mëkatare. Është një ftesë për t’u kthyer te rruga më e mirë e Perëndisë. Jezusi erdhi për t’i ofruar botës mrekullitë e qiellit, jo gjykimin e qiellit.
Jezusi bën shumë më tepër sesa t’i sigurojë mëkatarëve një rrugë për në qiell. Ai nis një ribashkim të qiellit dhe tokës. Kur Jezusi thotë: “Mbretëria e qiellit është afër,” Ai vërtet po thotë se mrekullitë e qiellit tani janë të arritshme për banorët e tokës. Mrekullitë e Jezusit janë shenja të asaj që është rezervuar për të shpenguarit. Gjithashtu, janë demonstrime të mundësive për ripërtëritjen e jetës për ata që kthehen te Perëndia. Besimi te Jezusi na premton jo vetëm një jetë qiellore, por edhe çaste të mrekullive qiellore në këtë jetë. Kur ju i përkisni Jezusit, me trup dhe me shpirt, në jetë dhe në vdekje, qielli është gjithmonë afër.—Ben Van Arragon
Ndërsa luteni, kërkojini Jezusit që t’ju hapë sytë ndaj mrekullive të qiellit.
#MbretëriaEQiellit #Pendohuni #JezusiAfër #FjalaEPerëndisë #MrekullitëEQiellit #BesimiTeJezusi #ShpresaNëKrishtin #JetaMeZot #JetaEReNëJezus #FjalëteShpresës
Identiteti: “Unë jam i yti”
Dita 16 — Lexoni nga: Isaia 43:1-7 “Mos ki frikë, sepse unë të kam çliruar, të kam thirrur me emër; ti më përket mua.“ (v. 1) Një miku im më tha se kur ish ...
Besoni në Zotin Jezus
Dita 50 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 16:25-40 “Aty nga mesnata Pali dhe Sila po luteshin dhe i këndonin himne Perëndisë; dhe të burgosurit i dëgjonin.” ...
Dikur i humbur, tani i gjetur
Dita 42 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 9:1-19 “Vëlla Saul, Zoti Jezus, që të është shfaqur në rrugën nëpër të cilën ti po vije, më ka dërguar që të kesh ...
Jezusi në Dhjatën e Vjetër
Dita 41 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 8:26-40 “Atëherë e mori fjalën Filipi dhe, duke filluar nga ky Shkrim, i shpalli Jezusin.” (v. 35) Udhëtari nga ...
Stefani: të themi të vërtetën
Dita 40 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 7 “O qafëfortë dhe me zemër e veshë të parrethprerë, ju gjithnjë e kundërshtoni Frymën e Shenjtë; ashtu siç bënin ...
Stefani: Fytyra e një engjëlli
Dita 39 | Lexoni nga Veprat e Apostujve: 6:8-15 “...fytyra e tij ishte si fytyra e një engjëlli.” (v. 15) Mes personazheve më të rëndësishëm në Kishën e ...
Sinqeriteti përpara Perëndisë
Dita 38 | Lexoni nga Veprat e Apostujve 5:1-16 “Dhe shumë shenja dhe mrekulli bëheshin në mes të popullit nëpërmjet duarve të apostujve.” (v. 12) Pasazh ...
Fuqia e Emrit të Tij
Dita 36 | Lexoni nga Veprat e Apostujve: 3:11-26 “Dhe me anë të besimit në emrin e tij, këtë njeriun, që shihni dhe njihni, e forcoi emri i Jezusit;” (v. ...









