Meditime 16 Dhjetor (Lexoni nga Gjoni 19:1-16)
Dhe mbi rrobën e vet dhe mbi kofshën ishte shkruar një emër: MBRETI I MBRETËRVE dhe ZOTI I ZOTËRVE. (Zbulesa 19:16)
Në vitin 1743, mbreti Xhorxh II u ngrit në këmbë gjatë performancës së Messiah të Handelit. Në atë çast, kori po këndonte refrenin Aleluja. Teksti përsërit një emër për Jezusin nga Zbulesa 19:16, “Mbreti i Mbretërve dhe Zoti i Zotërve”. Ndërsa i dëgjoi këto fjalë, mbreti Xhorxh II u ngrit në këmbë në shenjë nderimi, duke treguar faktin që Jezusi ishte mbret më i madh se ai. Audiencat kanë qëndruar në këmbë për refrenin Aleluja që në atë kohë.
Kur jetoi në tokë, Jezusi nuk e kërkoi respektin e mbretërve tokësorë. Ai e lejoi veten që ta torturonte dhe ekzekutonte Pilati, një guvernator i perandorit romak, por Jezusi i tha Pilatit: “Ti nuk do të kishe asnjë pushtet përmbi mua, po të mos të qe dhënë prej së larti” (Gjoni 19:11). Pilati u trondit aq shumë nga kjo e vërtetë, sa menjëherë pasi e dëgjoi u përpoq ta lironte Jezusin. Që nga ajo kohë, Pilati i referohet Jezusit si “Mbret”, madje, vuri edhe një mbishkrim me atë titull mbi kokën e Jezusit në kryq (v. 19). Edhe pse ai nuk arriti ta mbronte apo nderonte Jezusin, Pilati në fund e njohu identitetin e tij mbretëror. Edhe pse pati një vdekje si kriminel i zakonshëm në kryq, Jezusi ishte mbret.
Kur Jezusi të vijë sërish, mbretëria e tij do jetë e pagabueshme. Në atë kohë, çdo gjuhë do të ulet para tij. Ndërsa presim kremtimin e foshnjës Krisht, mezi presim edhe ardhjen e Tij si Mbreti i Mbretërve dhe Zoti i Zotërve. – Sarah Sanderson
Ndërsa luteni, kërkojini Perëndisë t’i drejtojë të gjithë ata që kanë autoritet!
#Krishtlindje #Christmas #fjalëteshpresës #meditime
Të ndeshesh me misterin
Dita 25 | Lexoni nga Jobi 23:1-10 “Ja, po shkoj në lindje, por aty nuk është;... por nuk e shoh... por nuk arrij ta shikoj.” (v. 8-9) Disa dyshime lindi ...
Shkaqet e dyshimit
Dita 24 | Lexoni nga: Luka 24:36-45 “...pse në zemrat tuaja po lindin dyshime?” (v. 38) Po i kthehemi kësaj historie, sepse përmban një pyetje që duhet t’i ...
Dyshimi i vullnetshëm
Dita 23 | Lexoni nga: Gjoni 11:45-53 “Që nga ajo ditë, pra, ata vendosën ta vrasin.” (v. 53) Mbase lloji më kokëfortë i dyshimit është dyshimi i vullnet ...
Llojet e dyshimit
Dita 22 | Lexoni nga: Luka 24:36-49 “...vetë Jezusi u shfaq në mes tyre...por ata, të tmerruar dhe gjithë frikë...” (v. 36-37) Dje pamë se si dyshimi mu ...
Çfarë është dyshimi?
Dita 21 | Lexoni nga: Mateu 26:36-46 “Ati im, në qoftë se është e mundur, largoje prej meje këtë kupë; megjithatë, jo si dua unë, por si do ti”. (v. 39) ...
Por disa dyshuan
Dita 20 | Lexoni nga: Mateu 28:16-20 “...kur e panë, e adhuruan; por disa dyshuan.” (v. 17) Sa herë që kam predikuar mbi Porosinë e Madhe, i kam anashka ...
Perëndi, ki mëshirë
Dita 19 | Lexoni nga: Luka 18:9-14 “O Perëndi, ji i mëshirshëm ndaj mua mëkatarit". (v. 13) A është virtyt dyshimi? Dyshoj për këtë, nëse Jezusi na thot ...
Zot, më shpëto
Dita 18 | Lexoni nga: Mateu 21:18-22 “...po të keni besim dhe të mos dyshoni,... sikur t'i thoni këtij mali: "Hiqu andej dhe hidhu në det", kjo do të ndodhë. ...