Lexoni nga Kolosianëve 1:15-23
Të ndërthurur
Ai është përpara çdo gjëje dhe të gjitha gjërat qëndrojnë në të. (v. 17)

Në fjalët e fundit e kulmore të Shkrimit, Jezusi i ringjallur dëshmon: “Unë jam . . . fillimi dhe mbarimi” (Zbu 22:13). Aq i vjetër sa vetë historia e Perëndisë, Jezusi ka ekzistuar që përpara historisë, dhe do të jetë i pranishëm pasi gjithçka që ne shohim të ketë ikur. Në mes, ashtu si ura më e mirë me litarë në filmin më të magjishëm, ai po mban të bashkuar fillimin dhe mbarimin, duke ndërthurur gjithçka që u krijua përmes tij dhe me anë të tij, dhe për të, në kordonë të fortë, të cilët mbajnë gjallë jetën në të tashmen.
Përgjatë viteve, ky premtim më ka mrekulluar: Të gjitha gjërat qëndrojnë në Jezusin, dhe jo mezi. Ai i kupton ligjet e fizikës, sepse ai vetë i krijoi ato. Toka nuk rrotullohet duke u futur brenda diellit sepse ai ka përsosur masën, shpejtësinë dhe gravitetin. Krijimi i bindet ligjit dhe rendit të tij.
Unë nuk e kam fare problem ta përfytyroj atë që Gjoni thotë, kur shkruan: “Pastaj qielli u hoq si një pergamenë që mbështillet, dhe çdo mal dhe ishull luajtën nga vendi i tyre” (Zbu. 6:14). I njëjti që i thuri të gjitha gjërat bashkë, dhe të cilit i është dhënë çdo pushtet (Gjo. 13:3), është pikërisht ai që një ditë do të tërheqë litarët e duhur dhe ura mes jetës së tanishme dhe jetës së përjetshme nuk do të jetë më e hapur për “trafikun”. Ne që e përqafojmë shpengimin e Perëndisë nuk do të kemi më nevojë për urë. Ne do të jemi tashmë në qiell, të pajtuar dhe në paqe me Perëndinë. — Amy Clemens

Ndërsa luteni, merrni në konsideratë atë që ju dëgjon: atë që mban fillimin dhe mbarimin, dhe gjithçka tjetër midis.

Categories: Meditimet

0 Comments

Leave a Reply

Avatar placeholder

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Ardit Prekaj