Lexoni nga Zbulesa 3:1-6
Rroba të reja dhe bojë që nuk fshihet
Kush fiton do të vishet me rroba të bardha dhe unë nuk do ta fshij emrin e tij nga libri i jetës” (v. 5)

Mua nuk më pëlqen edhe aq fjala “mposht”, që është fjala që përdor versioni i Biblës që unë përdor për vargun e sotëm. Sepse për mua kjo sugjeron një sjellje që unë e praktikova për 43 vitet e para të jetës sime, duke e ngritur veten time me verbëri për të ecur përpara, dhe duke përdorur mendësinë “thjesht bëje” ose “jepi dum”. Kjo lloj përqasje konsumon shumë energji njerëzore dhe ka shumë pak thellësi frymërore.
Megjithatë, vargu ynë kyç për sot, flet për një disiplinë të fortë frymërore. Dëshira jonë duhet të jetë “të rendim me durim në garën që është përpara nesh” (shih Heb. 12:1-3). Ne nuk jemi të vetëm në këtë garë, siç besoja unë dikur, që është një gjë për të cilën unë flas në librin tim me kujtime “Duke ecur në vend që të fluturoja: Meditime mbi besimin pas rënies”. Ne jemi të lidhur me kryefitimtarin, dhe ai është më i fortë se ne.
Kjo lloj fitoreje të çon në nderime të mëdha në vijën e finishit, në rroba të reja, në bojë të pashueshme në Librin e Jetës, dhe në dëgjimin e emrit tuaj nga goja e Jezusit, i cili ju shpall mik të ngushtë dhe bashkudhëtar të tij, pikërisht përpara Perëndisë dhe engjëjve. Imagjinoni të merrni këtë lloj dashurie në publik nga fitimtari më i fuqishëm nga të gjithë! Hebrenjve na premton se nëse i mbajmë sytë tek Jezusi, kjo do të na ndihmojë të mos lodhemi e të mos ligështohemi në shpirt. Për gëzimin që është përpara nesh, ne do të vazhdojmë të fitojmë. — Amy Clemens

Ndërsa luteni, falënderoni Perëndinë për premtimet e tij për ata që fitojnë me anë të besimit.

Categories: Meditimet

0 Comments

Leave a Reply

Avatar placeholder

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Ardit Prekaj