Lexoni nga Efesianëve 3:7-21
Çfarë është kënaqësia?
Që të rrënjosur dhe të themeluar në dashuri, të mund të kuptoni me të gjithë shenjtorët cila është gjerësia, gjatësia, thellësia dhe lartësia. (v. 18)

Diku mes viteve 1490 dhe 1510, Jeronim Bosh pikturoi një vepër në tre tablo të cilën e titulloi “Kopshti i kënaqësive tokësore”. Studiuesit e kanë debatuar domethënien e kësaj pikture, me disa që besojnë se përshkruan rënien e njerëzimit nga pafajësia, ndërsa disa të tjerë që e shohim atë si një homazh për jetën e jetuar në tepri. Kurdoherë që e shoh këtë pikturë mendoj për kënaqësinë. A është kënaqësia të jepesh pas qejfeve?Apo është diçka tjetër?
Tek Efesianëve 3, Pali po shkruan nga burgu për t’u kujtuar johebrenjve (dhe të tjerëve që do ta lexojnë këtë letër) që dashuria e Jezusit është shumë herë më e madhe nga ç’e imagjinonte ai. Dashuria e Perëndisë është me të në burg. Perëndia e deshi atë edhe kur ai e përndiqte kishën dhe kishte nevojë të ndryshonte jetën. Dashuria e Krishtit i përqafon ata që janë larg, dhe përfshin ata që janë jashtë. Ndërkohë që Pali shkruan për misterin e dashurisë së zgjeruar të Jezusit, ai po na mëson rreth kënaqësisë.
Kënaqësia, që përkufizohet si “nivel i lartë i përmbushjes” ose “gëzim”, nuk varet nga rrethanat tona. Kënaqësia është kur përqafojmë misterin që Perëndia vjen pranë nesh. Ne mund të përjetojmë çaste tek-tuk të gëzimit ose të kënaqësisë tokësore që duken të zbrazëta nga prania e Perëndisë, por kënaqësia e vërtetë ndodh atëherë kur dallojmë hyjnoren që vjen afër nesh. Ne gjejmë kënaqësi kur zbulojmë që dashuria krahëhapur e Perëndisë është shumë më shumë nga ç’mund të kërkonim apo të imagjinonim. — April Fiet

Ndërsa luteni, falënderoni për mënyrën se si e shihni Perëndinë t’ju afrohet pranë.

Categories: Meditimet

0 Comments

Leave a Reply

Avatar placeholder

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Ardit Prekaj