Lexoni nga 2 e Mbretërve 4:8-17
Mikpritja: një shembull nga Dhjata e Vjetër
Një ditë Eliseu shkoi në Shunem, ku banonte një grua e pasur, dhe kjo e detyroi të hante pak ushqim. (v. 8)

Ndërkohë që në Dhjatën e Re gjejmë urdhërime pafund drejtuar popullit të Perëndisë për të qenë mikpritës, edhe Dhjata e Vjetër ka shumë shembuj të mikpritjes të vënë në praktikë. Shembulli ynë i sotëm përfshin profetin Elise dhe një grua nga Shunemi, e cila jetonte në “itinerarin e tij të predikimit” ndërkohë që Eliseu shërbente nga një qytet në tjetrin.

Mikpritja e gruas filloi thjesht duke i dhënë një vakt profetit kur ai ndodhej në zonën ku ajo banonte. Me kalimin e kohës ajo u ndërgjegjësua për dy gjëra: së pari, që Eliseu ishte “një njeri i shenjtë i Perëndisë” (v. 9), dhe së dyti, që ai kishte nevojë për më shumë sesa thjesht një vakt; atij i duhej një vend për të qëndruar. Ajo e nxiti bashkëshortin e saj që të ndërtonte një dhomë për Eliseun në tarracën e shtëpisë së tyre, që të ishte “baza” e tij kur të ishte në Shunem. Eliseu u prek nga mirësia e saj, por gruaja nuk kërkonte asnjë favor të veçantë apo shpërblim. Gjithsesi, Eliseu profetizoi një bekim për të, që ai vetë nuk mund t’ia jepte kurrë: një fëmijë, që është dhurata e çmuar e Perëndisë.

Eliseu dhe kjo grua ndërtuan një marrëdhënie të fortë përgjatë viteve. Më vonë, kur djali i saj, që u profetizua nga Eliseu, u sëmur dhe vdiq, gruaja shkoi tek ai për ndihmë, duke rezultuar në një prej mrekullive më të mëdha të Dhjatës së Vjetër kur Perëndia e solli djalin përsëri në jetë (v. 18-37). Kjo miqësi e bukur mes këtyre dyve filloi për shkak se kjo grua zemërmirë pa një nevojë, kishte mundësitë për ta plotësuar atë nevojë dhe e çoi deri në fund qëllimin e saj të mirë. — Laura N. Sweet

Ndërsa luteni, i kërkoni Perëndisë t’ju ndihmojë të shihni nevojat e të tjerëve dhe t’i çoni deri në fund qëllimet tuaja për t’i ndihmuar ata.

Categories: Meditimet

0 Comments

Leave a Reply

Avatar placeholder

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Ardit Prekaj