Lexoni nga Zanafilla 1:14-31
Perëndia gjen kënaqësi tek krijimi
Atëherë Perëndia shikoi të gjitha ato që kishte bërë, dhe ja, ishte shumë mirë. (v. 31)

Gjyshja ime gatuante makaronat më të mira të bëra me vezë. Një herë, kur provova t’i bëja vetë dhe më dolën fiks si të saj, ndjeja brenda meje kënaqësinë që më rritej me çdo kafshatë. Krijimi dhe kënaqësia janë të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën dhe ka qenë kështu që prej fillimit.

Tek Zanafilla 1, kemi një panoramë kozmike të krijimit. Autori thekson ritmin e krijimit duke përdorur refrenet “erdhi mbrëmja dhe pastaj mëngjesi” dhe “Perëndia e pa që kjo ishte mirë”. Me përfundimin e çdo aktiviteti krijues, Perëndia pushon dhe gjen kënaqësi në atë që ka bërë. Ditën e gjashtë, pas krijimit të qenieve njerëzore, Perëndia vështroi gjithçka, dhe “ja, ishte shumë mirë”. Kënaqësi e çfarë kënaqësie!
Në një kohë kur kaq shumë gjëra duken të gabuara, kemi nevojë të mbajmë mend se Perëndia krijoi një botë të mirë. Perëndia e shijon krijimin dhe ai gjen kënaqësi në të, dhe në ne. Patjetër ka ende thyerje, sëmundje, konflikt dhe humbje. Ne pikëllohemi dhe mezi presim paqen e përsosur të Perëndisë, për tërësinë e të gjitha gjërave. Në këto ditë të vështira, duhet të gjejmë disa çaste për t’u zmbrapsur dhe të kërkojmë mirësinë, të mbajmë mend që Perëndia gjen kënaqësi tek krijimi. Ndoshta këto çaste do të na ndihmojnë të gjejmë më shumë kënaqësi në vetë jetën tonë dhe të shohim shkëndijën e asaj që është ende e mirë në këtë botë. — April Fiet

Ndërsa luteni, reflektoni se çfarë ju kënaq në këtë botë dhe falënderoni Perëndinë.

Categories: Meditimet

0 Comments

Leave a Reply

Avatar placeholder

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Ardit Prekaj