Lexoni nga Veprat e Apostujve 16:6-15
Mikpritja: një shembull nga Dhjata e Re
Ajo … na u lut, duke thënë: “Në qoftë se më keni gjykuar se jam besimtare ndaj Zotit, hyni në shtëpinë time dhe rrini”. (v. 15)

Në këtë histori nga Dhjata e Re shohim Frymën e Perëndisë në veprim që nga fillimi deri në fund. Pali dhe shokët e tij të rrugës u parandaluan nga Fryma që të shkonin në Azi, por përkundrazi përfunduan në Filipi. Ky devijim nga rruga ishte si rrjedhojë e një vegimi që Pali mori, të një burri maqedonas që i kërkonte ndihmë. Filipia duhet të jetë dukur si një vend i pamundur për përpjekjet misionare. Zakonisht Pali e fillonte punën në një qytet të ri duke shkuar dhe duke predikuar në sinagogën e hebrenjve, por në Filipi nuk kishte sinagogë. Ishte vetëm një grup grash që takoheshin tek lumi për t’u lutur.

Pjesë e këtij grupi tek lumi ishte edhe një grua me emrin Lidia. Na thuhen dy gjëra rreth saj: ajo ishte “tregtare të purpurtash”, që tregon se ishte e pasur, dhe gjithashtu “e adhuronte Perëndinë” (v. 14). Ndërkohë që dëgjonte fjalët e Palit, na thuhet në tekst që “Zoti ia hapi zemrën”. Ajo u pagëzua, dhe, pasi u nda ungjilli në familjen e saj, po kështu u pagëzuan të gjithë në shtëpinë e saj. Ajo nguli këmbë që Pali dhe misionarët e tjerë të qëndronin me të. Fryma e Perëndisë siguroi një shtëpi mikpritëse në një qytet që dukej i pashpresë për ungjillin.

Perëndia ia hapi zemrën Lidias, dhe ajo hapi shtëpinë e saj! Ky ishte reagimi i natyrshëm ndaj hirit dhe dashurisë që ajo përjetoi në Jezu Krishtin. Ky mund të jetë gjithashtu edhe një reagim i natyrshëm për besimtarët sot. — Laura N. Sweet

Ndërsa luteni, i kërkoni Perëndisë t’ju ndihmojë të hapni zemrën dhe shtëpinë tuaj për të tjerët.

Categories: Meditimet

0 Comments

Leave a Reply

Avatar placeholder

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Ardit Prekaj