Lexoni nga Psalmi 19:1-14
Krijimi i thur lavde Perëndisë
Qiejt tregojnë lavdinë e Perëndisë dhe kupa qiellore shpall veprën e duarve të tij. (v. 1)

C. S. Ljuis e quajti Psalmin 19, “poezinë më të bukur në librin e Psalmeve dhe një nga tekstet më të bukura të këngëve në botë”, dhe e kuptoj shumë mirë pse. Në vetëm 14 vargje, psalmisti kap natyrën e mrekullueshme të krijimit, ëmbëlsinë e ligjit dhe dëshirën e tij për të jetuar në atë mënyrë që e nderon Perëndinë. Me të vërtetë që është një psalm fantastik!

Autori sheh tek krijimi lavdinë e Perëndisë. Edhe unë e shoh gjithashtu. Çdo mëngjes vere (kur koha është e mirë) unë vij vërdallë në kopshtin tim dhe eksploroj gjërat e bukura në botën e krijuar të Perëndisë. Mrekullohem pas bimëve që unë nuk i kam mbjellë asnjëherë, të cilat duken se shfaqen brenda natës. Marr frymë thellë dhe nuhas aromën e petaleve me shije mente të balsamit të bletëve që kanë pushtuar shtratin tim të luleve. Psalmi 19 mund të jetë në mesin “e teksteve më të bukura të këngëve në botë”, por ne kemi mundësinë çdo ditë të re që të jemi vetë dëshmitarë të këngës së krijimit.

Edhe nëse nuk jemi shkrimtarë si psalmist, ne kemi përditë mundësinë për të shprehur lavdërimet tona për Perëndinë. Këto mundësi mund t’i zbulojmë në kopsht ose në vendin e punës. Fëmijët tanë, ose nipat dhe mbesat mund të frymëzojnë ndërkohë që ata përjetojnë për herë të parë gjëra të reja. Ne mund të gjejmë kënaqësi në gjëra të vogla, siç është aroma e pemës së blirit, ose në gjëra mahnitëse, siç është lindja e një fëmije. Mund ta shprehim lavdërimin tonë në shkrime, në këngë, ose mund ta ndjejmë zemrën që mbushet me mahnitje dhe ta lejojmë këtë që të jetë falënderimi ynë për Perëndinë. — April Fiet

Ndërsa luteni, i kërkoni Perëndisë t’ju ndihmojë ta ngadalësoni hapin dhe të shijoni mirësinë e asaj që ai ka krijuar.

Categories: Meditimet

0 Comments

Leave a Reply

Avatar placeholder

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Ardit Prekaj