Lexoni nga Marku 1:29-39
Bekimet e mikpritjes
Menjëherë ethet e lanë dhe ajo nisi t’u shërbejë. (v. 31)

Si një grua e sapomartuar, një ish mësuese në shkollën e të dielës më dha disa këshilla, duke më sugjeruar ta hapja shtëpinë time për miqtë sa herë të më jepej mundësia. Ajo ndau me mua bekimet që ajo dhe familja e saj kishin përjetuar duke pritur në shtëpinë e tyre misionarë, lektorë seminaresh dhe njerëz nga e gjithë bota. Unë jam përpjekur ta ndjek këshillën e saj, dhe mund të dëshmoj edhe unë për bekimet që vijnë nga mikpritja; një prej të cilave është që të zgjeron horizontin për botën dhe për punën e Perëndisë nëpër botë!

E shohim këtë model bekimi edhe në këtë histori të thjeshtë nga ungjilli i Markut. Herët në shërbesën e Jezusit, Pjetri dhe Andrea e çuan në shtëpinë e tyre për të ngrënë dhe për të qëndruar. Nga dëshira e tyre për të qenë mikpritës ndaj Jezusit, ata u bekuan prej tij kur ai shëroi vjehrrën e Pjetrit nga ethet. (Vini re zemrën e saj mikpritëse: menjëherë pasi u shërua ajo ishte e zellshme t’iu shërbente atyre!). Bekimet nuk u ndalën vetëm me familjen e Pjetrit. Shtëpia e tij u kthye në një qendër bekimesh ndërkohë që “i gjithë qyteti” i Kapernaumit erdhi tek dera e tij, dhe Jezusi shëroi shumë prej tyre. Shohim gjithashtu që edhe Jezusi u bekua nga mikpritja e tyre. Ai u rifreskua dhe u pajis për të vazhduar punën e tij, duke predikuar dhe duke shëruar në mbarë rajonin.

Mikpritja sjell bekime për të tërë. Ka bekime për mysafirët, për të zotët e shtëpisë dhe madje edhe për të tjerët që bekohen më tej si rrjedhojë e ndikimit. Kjo nënvizon gëzimin që i shërbejmë Perëndisë kur i shërbejmë popullit të tij në këtë mënyrë. — Laura N. Sweet

Ndërsa luteni, mos harroni se si jeni bekuar ju nga mikpritja e dikujt.

Categories: Meditimet

0 Comments

Leave a Reply

Avatar placeholder

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Ardit Prekaj