Lexoni nga Ruthi 2:4-17
Mikpritja dhe bujaria
Dhe ajo hëngri sa u ngop dhe vuri mënjanë tepricat. (v. 14)

Deri në këtë pikë të librit të Ruthit, gjërat nuk kanë shkuar edhe aq mirë për heroinën tonë. Bashkëshorti i Ruthit ka vdekur, po kështu edhe vëllai dhe babai i tij. Asaj dhe vjehrrës së saj, Naomit, nuk i ka ngelur më asnjë gjë në Moab, atdheun e saj. Në vend që të kthehej në shtëpinë e atit të saj, Ruthi qëndroi me Naomin, duke e mbështetur atë në udhëtimin e saj për t’u kthyer në Bethlehem të Izraelit. Ato janë vejusha të varfra që nuk kanë fare para dhe shumë pak për të ngrënë. E ardhmja e tyre sigurisht që duket e zymtë.

Por Perëndia siguron për këto dy gra përmes bujarisë së një pronari toke me emrin Boaz. Ruthi shkon në arat e tij gjatë korrjes, me shpresën për të grumbulluar kallinjtë që korrësit linin pas. Por kur Boazi interesohet për të, ai zbulon se Ruthi është nusja Moabite që po kujdeset për kushërirën e tij të largët, Naomin. Pasi kupton se ajo është e varfër, Boazi merr disa hapa për t’i ofruar asaj mbrojtje dhe mikpritje. Ajo ftohet të ulet në tavolinë bashkë me korrësit dhe të hajë ato që ka mbledhur. Boazi u thotë njerëzve të vet ta ruajnë dhe madje të lënë grurë enkas për të që ajo ta mbledhë. Bujaria e tij shkon përtej asaj që pritej ndaj një të panjohuri që është i varfër dhe i huaj.

Kjo frymë bujarie shkon krahë për krahë me mikpritjen e vërtetë. Ndërkohë që u tregojmë të tjerëve dashuri, dhe hapim shtëpinë tonë për ta, duhet të mbajmë mend porosinë për të qenë “të pasur në vepra të mira, bujarë dhe të gatshëm për të ndarë me të tjerë” (1 Tim. 6:18). Le të ndjekim shembullin mikpritës të Boazit me një frymë bujare. — Laura N. Sweet

Ndërsa luteni, i kërkoni Perëndisë t’ju japë një frymë bujare.

Categories: Meditimet

0 Comments

Leave a Reply

Avatar placeholder

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Ardit Prekaj