Lexoni nga Luka 5:27-39
Mikpritja dhe ungjillëzimi
Pastaj Levi i përgatiti në shtëpinë e tij një gosti të madhe, dhe një turmë e madhe tagrambledhësish e të tjerë rrinin në tryezë me ta. (v. 29)

A e mendoni shtëpinë tuaj si një qendër për ungjillëzim? Ndërkohë që është mjaft e lehtë të ftosh dikë në kishë, shumë njerëz nuk ndihen rehat në atë ambient. Ata mund të jenë të shqetësuar apo të kenë koncepte të gabuara rreth asaj që kërkohet prej tyre gjatë shërbesave të kishës. Disa njerëz nuk janë të gatshëm të shkojnë në kishë, por mund të ndihen më rehat për të kaluar kohë me ju në shtëpinë tuaj.
Kjo ishte përqasja e Levit kur ai njohu për herë të parë Jezusin. Levi (ose Mateu, siç njihet në ungjijtë) ishte një tagrambledhës, që e bënte atë një bashkëpunues të romakëve, dhe, me shumë gjasa, një hajdut. Por kur Jezusi e thirri Levin, ai la gjithçka dhe e ndoqi. Levi e dinte se edhe të tjerët kishin nevojë të dëgjonin për Jezusin, kështu që ai bëri një festë të madhe dhe ftoi gjithë miqtë e tij, të cilët, sigurisht, ishin tagrambledhës dhe mëkatarë! Udhëheqësit fetarë u tronditën nga përzierja e papërshtatshme që ndodhej në shtëpinë e Levit, por këta ishin pikërisht njerëzit që Jezusi po kërkonte. Ai s’kishte ardhur “të thërriste të drejtët, por mëkatarët në pendim”. (v. 32).

Duke hapur shtëpinë e tij, Levi po hapte udhën e shpëtimit për miqtë e tij. Mikpritja ndaj miqve që nuk e njohin Jezusin mund të tregojë dashurinë dhe shqetësimin për ta, dhe mund të krijojë një ambient të rehatshëm për të ndarë ungjillin. Shtëpia juaj mund të jetë një qendër ungjillëzimi kur e hapni atë për të tjerët. — Laura N. Sweet

Ndërsa luteni, kërkoni gatishmërinë për ta hapur shtëpinë tuaj për të tjerët.

Categories: Meditimet

0 Comments

Leave a Reply

Avatar placeholder

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Ardit Prekaj