Lexoni nga 1 e Timoteut 3:1-13
Mikpritja dhe udhëheqja
Duhet, pra, që peshkopi të jetë i paqortueshëm, . . . i kthjellët, i arsyeshëm, i ndershëm, mikpritës. (v. 2)

Cilat do të ishin cilësitë më të rëndësishme për një drejtues kishe në listën tuaj? Çfarë do të përfshinit aty? A do të ishte mikpritja në listë?
Në listën e Palit ishte! Këtu tek 1 e Timoteut 3, Pali diskuton kualifikimet për “peshkopin” ose pastorin apo pleqtë, në kishën e hershme. Pali na jep një listë mbresëlënëse të cilësive që duhet të ishin tek një peshkop, ku mes tyre gjejmë edhe karakteristikat për të qenë të kthjellët, të arsyeshëm, të ndershëm dhe të aftë për mësimdhënie. Peshkopët nuk duhet të jenë pijedashës apo lakmues të parasë, por duhet ta menaxhojnë mirë shtëpinë e tyre. Në këtë listë Pali gjithashtu na thotë se drejtuesit duhet të jenë mikpritës. Drejtuesi i kishës duhet të jetë një shembull për besimtarët e tjerë. Shtëpia e tij është e hapur, fëmijët e tij janë të sjellshëm dhe të disiplinuar dhe jeta e tij është një shembull i gjallë i jetës së krishterë. Mikpritja e lejon atë të demonstrojë në praktikë se si duhet ta jetojnë besimtarët jetën e tyre dhe se si duhet t’i duan të tjerët.

Shumë prej nesh janë bekuar me pleq të tillë në jetën tonë, dhe ndikimi i tyre mund të jetë i jashtëzakonshëm. Ndryshe është kur lexon apo dëgjon se çfarë do të thotë të ndjekësh Krishtin, por është akoma më mirë kur mund ta shohim atë të jetuar në praktikë përpara syve tanë. Në këtë javë të ditës së Falënderimit, falënderoni Perëndinë për drejtuesit e kishës suaj, të cilët kanë lejuar jetën e tyre të jetë një “libër i hapur” dhe ju kanë treguar mikpritje juve dhe të tjerëve në bashkësinë tuaj. — Laura N. Sweet

Ndërsa luteni, falënderoni Perëndinë për drejtuesit e kishës suaj, dhe lutuni për ta.

Categories: Meditimet

0 Comments

Leave a Reply

Avatar placeholder

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Ardit Prekaj