web-dita-44-woha-44

Mëngjesi në plazh

Loading poll …

Dita 44 | Lexoni nga Gjoni 21:1-14

“Jezusi u tha atyre: ”Ejani të hani mëngjes”…duke ditur se ishte Zoti.”(v. 12)

E imagjinoni dot këtë skenë? Agim në plazh, fillimi i një dite të bukur. Në zjarr ndodhet mëngjesi dhe miq të mirë po kalojnë kohë me njëri-tjetrin. Aspekti më i pazakontë i kësaj skene është normaliteti që e shoqëron, sigurisht, përveç kapjes së peshqve me mrekulli. Dhe faktit që njëri prej miqve kishte vdekur kohët e fundit! Por aty nuk kishte ndonjë shpirt, por ishin tetë burra, gjallë dhe shëndoshë e mirë.

Ky rast ishte plot me gjëra që jehonin nga e shkurara e tyre me Jezusin, kujtesa të gjërave që kishin përjetuar së bashku. Nuk ka dyshim që Pjetri, Andrea, Gjoni dhe Jakobi i mbanin mend ditët e tyre si peshkatarë dhe se si Jezusi i kishte thirrur nga ajo jetë për t’u bërë dishepujt e Tij (Mr. 1:16-20). Kapja me mrekulli e peshqve u kujtonte një gjë të ngjashme gjatë fillimit të shërbesës së Jezusit (Lk. 5:1-11). Edhe zjarri në plazh ishte një kujtim i gjallë për Pjetrin. Ai ishte ngrohur pranë një zjarri të tillë natën kur e mohoi Jezusin tre herë. Më vonë në këtë pasazh Jezusi do ta rikthente atë publikisht në vendin që i takonte në shërbesë, duke e pyetur tre herë nëse e donte Atë (Gjo. 21:15-19)

Kjo kohë e bukur miqësie me Jezusi po i përgatiste dishepujt për punën që do të bënin në ditët në vazhdim. Kur Jezusi u ngjit në qiell, puna e Tij vazhdoi përmes tyre dhe përmes Kishës së Tij. Ne sot jemi pjesë e kësaj pune. — Laura N. Sweet

Ndërsa luteni, kujtoni punën e Jezusit përmes Kishës së Tij sot në botë.

#JesusIsAlive #BreakfastWithJesus #DivineEncounter #FollowHim #FaithJourney #GodStillSpeaks #FjalëteShpresës #Meditime

Tags: No tags