Dita 27 | Lexoni nga Zbulesa 2:1; Mateu 18:18-20
Sepse, kudo që dy a tre janë bashkuar në emrin tim, unë jam në mes të tyre. (Mt. 18:20)
Zoti Jezusi i dikton shtatë letra Gjonit që t’ia shpërndajë kishave në Azinë e Vogël. Secila letër i drejtohet “engjëllit” të kishës. Meqë në greqisht “angellos” ka kuptimin “lajmëtar”, letra mund t’i drejtohet pastorit të kishës dhe jo një engjëlli të vërtetë. Pavarësisht kësaj, fjalët e Zotit janë për të gjithë bashkësinë. Që të shtatë letrat ndjekin të njëjtin kontur. Së pari, kemi një deklaratë hyrëse ku identifikohen marrësit dhe dërguesi. Në secilën letër, Jezusi në lavdi ka një mesazh për kishën, një këshillë dhe një lavdërim dhe/ose kritikë. Dhe në fund, letra mbyllet me një paralajmërim (“Dëgjoni atë që ju thotë Fryma!”) dhe me një premtim për ata që “fitojnë” duke qëndruar të fortë në besim.
Jezusi po qëndron mes shtatë shandanëve të artë dhe në dorën e djathtë ka shtatë yjet. Simbolizmi i Zbulesës shpesh është i vështirë për t’u zbërthyer, por jo kutu. Vetë Jezusi e shpjegon kuptimin e shprehjes: “Të shtatë yjet janë engjëjt e shtatë kishave, dhe të shtatë shandanët që pe janë shtatë kishat” (Zbu. 1:20) Jezusi është i pranishëm në secilën prej kishave të Tij dhe me secilin prej shërbëtorëve të Tij. Nga të gjithë vendet, këtu zgjedh Ai që të jetë! Në shenjtore gjatë adhurimit, në korridorin e miqësive me kafe, në klasën e shkollës së të dielës, në kopsht me të vegjlit, në studion e pastorit, Zoti është aty, i padukshëm por i gjallë, që dëgjon, sheh, kujdeset dhe na mban. — David Bast
Ndërsa luteni, lutuni për kishën dhe pastorin tuaj.
#fjalëteshpresës #meditime #biblestudy #dita27
Një vakt në Emaus
Dita 42 | Lexoni nga Luka 24:13-27 “Ai u shpjegoi atyre në të gjitha Shkrimet gjërat që i takonin atij.” (v. 27) Pas ringjalljes së Tij, Jezusi u takua ...
Darka e Zotit
Dita 41 | Lexoni nga: Luka 22:14-23 “...bëni këtë në përkujtimin tim.'' (v. 19) Ka disa pasazhe që janë kaq të njohura sa duket sikur nuk i lexojmë më m ...
Larja e këmbëve të dishepujve
Dita 40 | Lexoni nga Gjoni 13:1-15 “Unë, në fakt, ju kam dhënë shembullin që ashtu siç kam bërë unë, bëni edhe ju.“ (v. 15) Dishepujt kishin ndarë shumë ...
Darkë me miqtë
Dita 39 | Lexoni nga Gjoni 12:1-11 “Jezusi, pra, tha: ''Lëre! Ajo e ka ruajtur për ditën e varrimit tim.” (v. 7) Darka me miqtë zakonisht është një kohë ...
Darkë me tagrambledhësit
Dita 38 | Lexoni nga Luka 19:1-10 “Dhe ai zbriti me nxitim dhe e priti me gëzim.” (v. 6) E kemi parë Jezusin në një darkë ku Ai u vëzhgua, u testua dhe ...
Darka me një farise, Një pamje e Mbretërisë
Dita 37 | Lexoni nga Luka 14:15-24 “Unë po ju them se asnjë nga ata njerëz që ishin të ftuar, nuk do ta shijojë darkën time". (v. 24) “Lum kush do të ha ...
Darka me një farise, Përulësia
Dita 36 | Lexoni nga Luka 14:1-14 “Sepse kushdo që e larton veten do të ulet, dhe kush e përul veten, do të lartësohet''. (v. 11) Keni qenë ndonjëherë n ...
Jezusi ushqen 5000 njerëz
Dita 35 | Lexoni nga Marku 6:30-44 Të gjithë hëngrën sa u ngopën. (v. 42) Një nga emrat e Perëndisë të zbuluar në Dhiatën e Vjetër është Jehova Jireh, “ ...