Dita 6 | Lexoni nga Veprat e Apostujve 8:26-39
Për kë e thotë profeti këtë? (v. 34)
Isaia thotë se kur Mesia të vinte në këtë botë, nuk do të “përputhej me profilin”. Ai nuk do të qëndronte mbi turmën, ashtu si mbreti Saul. Ai nuk do të ndiqte romakët dhe të themelonte mbretërinë e Izraelit të Madh. Mendimi më i përhapur te njerëzit ishte se Mesia që përshkruan Isaia nuk do të ishte në lartësinë e duhur.
A ju shkon mendja te dikush që përputhet me profilin e Isaias? Dikush i cilësuar si i padëshirueshëm, që erdhi pa shumë zhurmë? Mendoni pak për Jezusin e Nazaretit. I lindur i varfër, një njeri i shtresës punëtore, pak i njohur, që vdiq si një predikues shëtitës që nuk kishte as një shtrat të vetin.
Për shkak se Jezusi nuk dukej apo bëri atë që supozohej të bënte Mesia, shumica e njerëzve nuk e pranuan kur Ai erdhi. “Ai erdhi në shtëpinë e vet dhe të vetët nuk e pranuan…” (Gjo. 1:11). Është e vërtetë se ishin të paktë ata që, me anë të hirit të Perëndisë, e njohën dhe e pranuan Atë. Por përgjithësisht ata ishin njerëz që në kohën e tyre konsideroheshin si të parëndësishëm, siç ishin peshkatarët dhe gratë. Gjithashtu është e vërtetë që turmat e ndoqën Atë për njëfarë kohe, të mahnitur nga mrekullitë e Tij. Por kur Ai filloi të thoshte gjëra që atyre nuk u pëlqenin, turmat u zhdukën. (Shih Gjo. 6:66).
Edhe sot mes nesh Jezusi vazhdon të mos pranohet. Ju kujtohet se çfarë tha ai për të ushqyer të uriturit dhe për të vizituar të sëmurët dhe të burgosurit? “sa herë ia keni bërë këtë ndonjërit prej këtyre vëllezërve të mi më të vegjël, këtë ma bëtë mua.” (Mt. 25:40). Vras mendjen se kushedi sa herë e kam parë Jezusin dhe nuk e kam njohur. — David Bast
Ndërsa luteni, kërkojini Perëndisë që t’ju afrojë pranë Vetes.
Kush e lëvizi gurin?
Dita 21 | Lexoni nga Gjoni 20:1-10 Kush do të na rrokullisë gurin nga hyrja e varrit?. (Mr. 16:3) Më shumë se 80 vjet më parë, një skeptik anglez i quaj ...
Në ditën e tretë
Dita 20 | Lexoni nga Mateu 28:1-10 Ai nuk është këtu, sepse u ringjall, sikurse kishte thënë. (Mt. 28:6) Çfarë historie! Disa nga gratë që kishin qenë m ...
I vdekur dhe i varrosur
Dita 19 | Lexoni nga Gjoni: 19:31-42 Aty e varrosën Jezusin, meqenëse dhe varri ishte afër. (v. 42) Të shtunën Jezusi kishte vdekur. Këtë ditë të krisht ...
Poshtë kryqit të Jezusit
Dita 18 | Lexoni nga Gjoni 19:17-30 Dhe unë, kur të jem ngritur lart . . . do t'i tërheq të gjithë tek unë. (Gjoni 12:32) Poshtë kryqit të Jezusit nuk i ...
Njeriu që mbajti kryqin e Tij
Dita 17 | Lexoni nga Luka 23:26-33 Kapën njëfarë Simoni nga Kirena . . . e ngarkuan me kryqin që ta mbarte pas Jezusit. (v. 26) Në Jerusalem është një r ...
Gjykatësi që e dënoi Atë
Dita 16 | Lexoni nga Gjoni 18:28-19:16 Atëherë ai ua dorëzoi që të kryqëzohej. (v. 16) Kredoja e Apostujve përmend tre emra mes 100 e ca fjalëve që përmban ...
Dishepulli që e mohoi Atë
Dita 15 | Lexoni nga Mateu 26:31-35, 69-75 Dhe në atë çast këndoi gjeli. (v. 74) Shumë nga njerëzit që e mirëpritën Jezusin duke thirrur: “Hosana” të Di ...
Njeriu që e tradhtoi Atë
Dita 14 | Lexoni nga Mateu 26:20-25Mos jam unë, Zot? (v. 22)Kompozimi “Pasioni i Shën Mateut” i Xhonatan Sebastian Bah e shndërron tekstin e Mateut mbi hist ...