Dita 42 | Lexoni nga Gjoni 15:9-17
“…të japë jetën e vet për miqtë e tij.” (v. 13)
Nëse keni faqe Facebook-u, e kuptoni ç‘do të thotë termi mik. Dikush ju dërgon një kërkesë për miqësi. Ju mund të zgjidhni ta pranoni ose jo. Nëse zgjidhni që ta pranoni këtë kërkesë, ju e keni “bërë mik” atë njeri. Marrëdhëniet me miqtë e Facebook-ut përmes mediave sociale priren të jenë sipërfaqësore. Marrëdhënia e vërtetë është më shumë sesa të klikosh “pëlqej” apo të ndash ikonën e zemrës në Facebook. Miqësia e vërtetë është të jesh i pranishëm për një mik në kohën kur ai ka nevojë. Kjo e tregon dashurinë e vërtetë.
Jezusi i deshi me të vërtetë dishepujt e Tij dhe i quajti ata miq (v.14) Ai tha: “Askush s’ka dashuri më të madhe nga kjo: të japë jetën e vet për miqtë e tij.” (v.13) Ai i inkurajoi ata që të qëndronin në dashurinë e Tij (vv. 9-10). Ai i thirri ata që ta donin njëri-tjetrin me të njëjtën dashuri që Ai i kishte dashur (v.12). Një ditë, Miku i tyre, Jezusi, do t’u tregonte se sa shumë i donte. Ai do të jepte jetën me vullnetin e Tij (Gjoni 10:18) dhe do të vdiste për ta. Kjo ishte një sakrificë dashurie për miqtë e Tij.
Jezusi është Miku ynë i vërtetë. Ai nuk do që të ketë një marrëdhënie sipërfaqësore me ne. Ai do që të kalojë kohë me ne. Ai do që ta tregojë dashurinë e Tij të madhe për ne. Ai do që ne t’i besojmë Atij me gjithë lëndimet tona, shqetësimet dhe problemet tona në këtë botë. Titulli i një himni të njohur e thotë qartë: “Çfarë miku që kemi në Jezusin!” A do ta besoni Atë si mikun tuaj sot? — Nancy Boote
Ndërsa luteni, kuptoni që miku juaj Jezus ju do.
#fjalëteshpresës #meditime #biblestudy #dita42
Shikoni lart
Dita 81 | Lexoni nga Psalmi 71 “Sepse ti je shpresa ime, o Zot...” (v. 5) Është një shprehje: “të gjendesh mes dy zjarresh.” Kur isha e vogël prindërit ...
Ki besim te Zoti
Dita 79 | Lexoni nga Psalmi 27 “Ki besim të madh te Zoti.” (v. 14) Çfarë mund të jetë më shqetësuese se të presësh mëngjesin netet kur ankthi ju lë pa g ...
Perëndia që na mbron
Dita 78 | Lexoni nga Psalmi 121 “Ndihma më vjen nga Zoti.” (v. 2) Kur im bir ishte 8 javësh, ndaloi së marri frymë. Pas dhjetra shtrimesh në spital viti ...
Qetësia dhe shpëtimi i Perëndisë
Dita 77 | Lexoni nga Psalmi 22 “Të gjitha skajet e tokës do ta mbajnë mend Zotin dhe do të kthehen tek ai;” (v. 27) Kur isha 7 vjeçe, babai më braktisi ...
Deri kur, o ZOT?
Dita 76 | Lexoni nga Psalmi 13 “...unë kam besim në mirësinë tënde.” (v. 5) Në jetë kam patur raste kur kam ndier një dëshpërim të thellë. Më dukej siku ...
Gëzohu, botë
Dita 75 | Lexoni nga Psalmi 98 “Dërgojini britma gëzimi Zotit, o banorë të të gjithë tokës, shpërtheni në këngë gëzimi, ngazëlloni dhe këndoni lavde.” (v. ...
Biblikisht, jo tekstualisht
Dita 74 | Lexoni nga Luka 24:13-35 “Dhe, duke zënë fill nga Moisiu dhe nga gjithë profetët, ai u shpjegoi atyre në të gjitha Shkrimet gjërat që i takonin ...