Dita 68 | Lexoni nga Galatasve 5:22-23; 1 e Korintasve 13:4-7
Por fryti i Frymës është… mirëdashja. (v.22)
Një nga poetët e mi të parapëlqyer, Naomi Shahib Naj, shkruajti një poezi të titulluar “Mirëdashja”, në të cilën e përshkruan mirëdashjen si diçka që ne mund ta kuptojmë vetëm atëherë kur kemi përjetuar pikëllim. Më pëlqen ky kontrast; ngjall atë sensin ku mirëdashja është shumë herë më tepër se “mirësjellje”. Të jesh i sjellshëm mund të jetë një përpjekje sipërfaqësore, por të shfaqësh mirëdashje zakonisht kërkon një thellim akoma më të madh në rezervat tona.
Një mikesha ime së fundi shprehu trishtim për kishën ku ajo, i shoqi dhe fëmijët kishin filluar të shkonin. “Askush nuk na ka përshëndetur atje”, – vuri në dukje ajo. Ajo që ka përjetuar mikesha ime dhe familja e saj nuk është vetëm një dështim i mirësjelljes, por një mungesë e pashoqe e mirëdashjes që Perëndia dëshiron që ne ta shfaqim për njëri-tjetrin, ajo mirëdashje që i mirëpret edhe miqtë, edhe të panjohurit në emër të Krishtit. Ndjeva pikëllim që komuniteti i kishës së mikeshës sime do t’i shpërfillte mundësitë e përsëritura për të treguar frytin e mirëdashjes. Është e vështirë ta imagjinosh një kishë si ajo që të tregojë mirëdashje jashtë dyerve të veta, nëse nuk shfaq shumë mirëdashje brenda tyre.
Nëse na e lënë neve në dorë, mund të mbledhim vetëm energjinë për t’u sjellë mirë me ata që na pëlqejnë ose që na pëlqejnë neve, apo me personat me të cilët shkojmë mirë, apo me ata me të cilët kemi shumë gjëra të përbashkëta. Kjo është dëshira e mishit. Dëshira e Frymës daltë fitimtare dhe mirëdashja qoftë me bollëk! – Jessica Bratt Carle
Ndërsa luteni, kërkojini Perëndisë t’ju mësojë të tregoni mirëdashje!
#fjalëteshpresës #meditime #biblestudy #dita68
Nga vajtimi në kërcim
Dita 78 — Lexoni nga: Psalmi 30“…në mëngjes shpërthen një britmë gëzimi.” (v. 5)Adventi është një periudhë pritjeje. Pritja mund të jetë e vështirë, por edhe e ...
Gëzimi i Shpenguesit
Dita 77 — Lexoni nga: Sofonia 3:14-20“Ai do të mbushet me gëzim për ty…” (v. 17)Shumicën e jetës kam qenë i ndërgjegjshëm për aftësitë e mia muzikore dhe zërin ...
Identiteti: “Unë jam i yti”
Dita 16 — Lexoni nga: Isaia 43:1-7 “Mos ki frikë, sepse unë të kam çliruar, të kam thirrur me emër; ti më përket mua.“ (v. 1) Një miku im më tha se kur ish ...
Besoni në Zotin Jezus
Dita 50 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 16:25-40 “Aty nga mesnata Pali dhe Sila po luteshin dhe i këndonin himne Perëndisë; dhe të burgosurit i dëgjonin.” ...
Dikur i humbur, tani i gjetur
Dita 42 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 9:1-19 “Vëlla Saul, Zoti Jezus, që të është shfaqur në rrugën nëpër të cilën ti po vije, më ka dërguar që të kesh ...
Jezusi në Dhjatën e Vjetër
Dita 41 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 8:26-40 “Atëherë e mori fjalën Filipi dhe, duke filluar nga ky Shkrim, i shpalli Jezusin.” (v. 35) Udhëtari nga ...
Stefani: të themi të vërtetën
Dita 40 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 7 “O qafëfortë dhe me zemër e veshë të parrethprerë, ju gjithnjë e kundërshtoni Frymën e Shenjtë; ashtu siç bënin ...
Stefani: Fytyra e një engjëlli
Dita 39 | Lexoni nga Veprat e Apostujve: 6:8-15 “...fytyra e tij ishte si fytyra e një engjëlli.” (v. 15) Mes personazheve më të rëndësishëm në Kishën e ...









