Meditime 23 Nëntor (Lexoni nga Vajtimet 3:19-27)
“Zoti është pjesa ime”, thotë shpirti im, “prandaj do të kem shpresë tek ai.(v. 24)
Më pëlqen bukuria e lindjes së diellit. Ndërsa shpërthimi i parë depërtues i ngjyrave në qiellin e mëngjesit ndez agimin, më kujtohet që Perëndia ka siguruar edhe për një ditë tjetër.
Libri i Vajtimeve me të drejtë e ka marrë emrin nga vajtimi poetik që na ofron Jeremia. Pas vitesh të tëra paralajmërimesh profetike për mbretërit e Izraelit për ndryshimet në karakter dhe besnikëri, Jeremia bëhet dëshmitar i rënies së Jeruzalemit dhe klith në vajtim. Ai nuk ka droje të shprehë trazirat e tij fizike, emocionale dhe shpirtërore.
Më pas, në mes të vajtimit të tij ekstrem, Jeremia ofron një inkurajim të përditshëm. Në vargjet 22-23, ai shpall: “Është hiri i Zotit që nuk jemi shkatërruar plotësisht, sepse mëshirat e tij nuk janë mbaruar plotësisht. Përtëriten çdo mëngjes; e madhe është besnikëria jote.”
Me çdo agim vjen dhe premtimi për më shumë jetë për ne dhe për mundësi të reja për ta njohur Perëndinë më mirë. A ndodheni në një periudhë vajtimi tani, qoftë kjo për shkak të zgjedhjeve që keni bërë, apo për shkak të diçkaje që ju ka ndodhur? A po vajtoni për rrethanat që ju kanë çuar në shkatërrim dhe dëshpërim? Pavarësisht gjendjes tonë, mund të mbahemi fort pas premtimeve të Perëndisë, që janë të vërteta çdo ditë të re, në çdo agim dhe në çdo frymëmarrje tonën. Ne kemi mundësinë, ashtu si Jeremia, për të shpallur dashurinë e qëndrueshme të Perëndisë, që të jemi mirënjohës për hirin e Tij dhe që të zgjedhim të ecim më afër me Të gjatë çdo dite që Ai na jep. E madhe është besnikëria e Tij! – Joy Petroelje
Ndërsa luteni, falënderoni Perëndinë që ju ka dhënë jetë sot dhe për dashurinë e Tij që s’mbaron kurrë.
#falenderim #23nentor #fjalëteshpresës #meditime #app #ios #android
Identiteti: “Unë jam i yti”
Dita 16 — Lexoni nga: Isaia 43:1-7 “Mos ki frikë, sepse unë të kam çliruar, të kam thirrur me emër; ti më përket mua.“ (v. 1) Një miku im më tha se kur ish ...
Besoni në Zotin Jezus
Dita 50 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 16:25-40 “Aty nga mesnata Pali dhe Sila po luteshin dhe i këndonin himne Perëndisë; dhe të burgosurit i dëgjonin.” ...
Dikur i humbur, tani i gjetur
Dita 42 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 9:1-19 “Vëlla Saul, Zoti Jezus, që të është shfaqur në rrugën nëpër të cilën ti po vije, më ka dërguar që të kesh ...
Jezusi në Dhjatën e Vjetër
Dita 41 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 8:26-40 “Atëherë e mori fjalën Filipi dhe, duke filluar nga ky Shkrim, i shpalli Jezusin.” (v. 35) Udhëtari nga ...
Stefani: të themi të vërtetën
Dita 40 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 7 “O qafëfortë dhe me zemër e veshë të parrethprerë, ju gjithnjë e kundërshtoni Frymën e Shenjtë; ashtu siç bënin ...
Stefani: Fytyra e një engjëlli
Dita 39 | Lexoni nga Veprat e Apostujve: 6:8-15 “...fytyra e tij ishte si fytyra e një engjëlli.” (v. 15) Mes personazheve më të rëndësishëm në Kishën e ...
Sinqeriteti përpara Perëndisë
Dita 38 | Lexoni nga Veprat e Apostujve 5:1-16 “Dhe shumë shenja dhe mrekulli bëheshin në mes të popullit nëpërmjet duarve të apostujve.” (v. 12) Pasazh ...
Fuqia e Emrit të Tij
Dita 36 | Lexoni nga Veprat e Apostujve: 3:11-26 “Dhe me anë të besimit në emrin e tij, këtë njeriun, që shihni dhe njihni, e forcoi emri i Jezusit;” (v. ...









