Meditime 29 Nëntor (Lexoni nga Numrat 28:16-25)
Kështu do të ofroni çdo ditë, për shtatë ditë me radhë, ushqimin e flijimit të përgatitur me zjarr, me një erë të këndshme për Zotin. (v. 24)
Fraza “një erë të këndshme” shfaqet rreth 40 herë në përkthimin ESV të Dhjatës së Vjetër. Me një përjashtim kur Perëndia po jep një paralajmërim të fortë ndaj idhujtarisë (Ezekieli 6:13), fjalët “për Zotin” ose një shprehje e ngjashme janë pararendëse ose pasrendëse të saj. Tek Eksodi, Levetiku dhe Ligji i Përtërirë, Perëndia e përdor Moisiun për ta udhëzuar popullin e tij si të jetojë dhe si ta adhurojë Atë, edhe nëpërmjet flijimeve.
Rreth dy muaj pas nisjes së pandemisë COVID-19, zbulova një nevojë të thellë për aromat e këndshme që sillnin një ndjesi normaliteti. Në një stinë me të panjohura, u bë më se e rëndësishme se kurrë më parë të kishe një qiri aromatik ndezur apo të uleshe rreth vatrës së zjarrit që kishim në oborr, të nuhasnim tymin e druve që digjeshin. Rrobat e pastra, ende të ngrohta nga tharësja, kishin një aromë ngushëlluese, së cilës shumë rrallë i kisha kushtuar vëmendje më parë dhe aroma e barit të sapokositur më kujtonte që rritja po vazhdonte dhe që ne duhet të vazhdojmë të përkujdesemi për gjërat e mira që Perëndia i ka lënë nën kujdesin tonë.
Këtë ndjesi të fortë nuhatjeje e kam edhe tani, disa vite më vonë. Më kujton që ne jemi të krijuar në shëmbëlltyrën e Perëndisë, ashtu si thuhet te Zanafilla 1:27. Kjo, si shumë gjëra të tjera për krijimtarinë e Perëndisë, më mrekullon. Perëndia i universit na krijoi në shëmbëlltyrën e Tij, si bij shumë të dashur (Efesianëve 5:1-2). Uau! – Joy Petroelje
Ndërsa luteni, falënderojeni Perëndinë për dhuratën e shqisave!
#Thanksgiving #29nentor #fjalëteshpresës #meditime #app #ios #android
Kush e lëvizi gurin?
Dita 21 | Lexoni nga Gjoni 20:1-10 Kush do të na rrokullisë gurin nga hyrja e varrit?. (Mr. 16:3) Më shumë se 80 vjet më parë, një skeptik anglez i quaj ...
Në ditën e tretë
Dita 20 | Lexoni nga Mateu 28:1-10 Ai nuk është këtu, sepse u ringjall, sikurse kishte thënë. (Mt. 28:6) Çfarë historie! Disa nga gratë që kishin qenë m ...
I vdekur dhe i varrosur
Dita 19 | Lexoni nga Gjoni: 19:31-42 Aty e varrosën Jezusin, meqenëse dhe varri ishte afër. (v. 42) Të shtunën Jezusi kishte vdekur. Këtë ditë të krisht ...
Poshtë kryqit të Jezusit
Dita 18 | Lexoni nga Gjoni 19:17-30 Dhe unë, kur të jem ngritur lart . . . do t'i tërheq të gjithë tek unë. (Gjoni 12:32) Poshtë kryqit të Jezusit nuk i ...
Njeriu që mbajti kryqin e Tij
Dita 17 | Lexoni nga Luka 23:26-33 Kapën njëfarë Simoni nga Kirena . . . e ngarkuan me kryqin që ta mbarte pas Jezusit. (v. 26) Në Jerusalem është një r ...
Gjykatësi që e dënoi Atë
Dita 16 | Lexoni nga Gjoni 18:28-19:16 Atëherë ai ua dorëzoi që të kryqëzohej. (v. 16) Kredoja e Apostujve përmend tre emra mes 100 e ca fjalëve që përmban ...
Dishepulli që e mohoi Atë
Dita 15 | Lexoni nga Mateu 26:31-35, 69-75 Dhe në atë çast këndoi gjeli. (v. 74) Shumë nga njerëzit që e mirëpritën Jezusin duke thirrur: “Hosana” të Di ...
Njeriu që e tradhtoi Atë
Dita 14 | Lexoni nga Mateu 26:20-25Mos jam unë, Zot? (v. 22)Kompozimi “Pasioni i Shën Mateut” i Xhonatan Sebastian Bah e shndërron tekstin e Mateut mbi hist ...