web-woh-21-nen

Mirënjohës për atë që ka qenë

Loading poll …

Meditime 21 Nëntor (Lexoni nga Psalmi 139)

Më heto, o Perëndi, dhe njihe zemrën time; më provo dhe njihi mendimet e mia.(v. 23)

A jeni mirënjohës për atë që ka qenë jeta juaj deri tani? Mbase pa hezitim mund të përlëvdoni Perëndinë për familjen që keni, miqtë me të cilët ju ka bekuar, apo dhuntitë që ju ka dhënë. Apo i keni kaluar javët, muajt, apo edhe vitet e shkuara duke e pyetur Perëndinë se pse jeta është kaq e vështirë dhe plot me dhimbje?

Edhe nëse jeta juaj deri tani ka qenë e mbushur me çastet më të bukura, ose me periudhat më të vështira, Perëndia do që të jeni afër Tij. Ai me besnikëri ju ka sjellë deri në këtë pikë për qëllimin e Tij, një qëllim që është shumë herë më i madh nga sa mund ta përfytyroni dhe ju mund t’i besoni Atij. Edhe nëse jeni duke përjetuar ditë shumë të mira tani, ose kohë tepër të vëshira, ose mbase po jetoni mes këtyre të dyjave, mund t’i kërkoni Perëndisë që të hetojë zemrën tuaj dhe të provojë mendimet tuaja, ashtu siç bëri psalmisti. Perëndia mund ta përdorë të shkuarën tuaj, të mirë apo të keqe, për t’ju bërë më të ngjashëm me Të përmes çdo dite që vjen.

Vargu 16 i leximit të sotëm nga versioni“The Message” thotë: “Si një libër i hapur, Ti më pe të rritesha nga ngjizja në lindje, të gjitha fazat e jetës time ishin shpalosur para Teje, ditët e jetës time ishin përgatitur përpara se të jetoja qoftë dhe një ditë.” Perëndia i ka ditur të gjitha, gjithçka që do të përjetonit, zgjidhnit dhe duronit, përpara se të ndodhnin. Ai nuk ju ka lënë dhe nuk ju ka braktisur kurrë. Nuk do ta bëjë kurrë (Hebrenjve 13:5). – Joy Petroelje

Ndërsa luteni, kërkojini Perëndisë t’ju ndihmojë të jeni mirënjohës për ato që ka siguruar në të shkuarën.

#21nentor #fjalëteshpresës #meditime #app #ios #android

web-dita-36-woha-36

Fuqia e Emrit të Tij

Dita 36 | Lexoni nga Veprat e Apostujve: 3:11-26 “Dhe me anë të besimit në emrin e tij, këtë njeriun, që shihni dhe njihni, e forcoi emri i Jezusit;” (v. ...

Tags: No tags