Meditime 27 Nëntor (Lexoni nga Efesianëve 2:1-10)
Ju në fakt, jeni të shpëtuar me anë të hirit, nëpërmjet besimit, dhe kjo nuk vjen nga ju, po është dhurata e Perëndisë. (v. 8 NIV)
Ka raste kur përjetojmë një çast që na lë pa fjalë. Prania e diçkaje madhështore para nesh, si një pikturë apo performancë e bukur apo rezultati i një lajmi tronditës mund të bëjë që të mos nxjerrim dot zë nga goja. Një tjetër rast kur mund të mbetemi pa fjalë, është kur dikush na bekon në një mënyrë që as mund ta kishim imagjinuar; me një dhuratë të papritur financiare apo me atë ndihmë të nevojshme që ata nuk e dinin se e kishim më se të nevojshme.
Unë besoj se veprat e faljes dhe hirit mund të kenë të njëjtin efekt. Ndoshta ka pasur raste kur dikush që ju e keni lënduar shumë, e keni tradhtuar apo e keni gjykuar t’jua ketë dhënë një nga ato dhurata të pamerituara, duke ju lënë pa fjalë apo të mbingarkuar emocionalisht. Nëse ka ndodhur kështu, shpresoj që ajo përvojë ta ketë ndryshuar jetën tuaj në ndonjë mënyrë. Ose ndoshta ka qenë një rast kur Perëndia ju thirri që të falni dikë që ju ka bërë padrejtësi. Duke e dhënë hirin me bindje, ishte në dijeni ai person apo jo, ka shumë gjasa që edhe jeta juaj të ketë ndryshuar.
Nëse besoni te Jezusi, ju keni marrë jetën e re që Jezusi e garantoi me dëshirë për të gjithë ata që besojnë nëpërmjet vdekjes së Tij në kryq dhe ringjalljes prej së vdekurish. Kjo vepër e hirit përfundimtar mua më lë pa fjalë dhe jam e gëzuar të qëndroj atje e mrekulluar dhe mirënjohëse. Sa e vërtetë: “Dhe ne të gjithë morëm, prej mbushullisë së tij, hir mbi hir” (Gjoni 1:16). – Joy Petroelje
Ndërsa luteni, qëndroni në heshtje në hirin e Perëndisë, të përulur dhe mirënjohës!
#Thanksgiving #27nentor #fjalëteshpresës #meditime #app #ios #android